Arsyetimet e Alqi Bllakos për të lënë qelinë, Apeli shqyrtoi kërkesën

Arsyetimet e Alqi Bllakos për të lënë qelinë, Apeli shqyrtoi kërkesën

80
0
Shares

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit la sërish në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i akuzuar për çështjen e inceneratorëve.

Bllako kishte kërkuar një masë sigurie më të butë në Apelin e Posaçëm.

Ish-deputeti ka deklaruar se nuk ka lidhje me shpronësimin e truallit ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Bllako ka pretenduar se ai në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë transferimin e praktikës për shpronësimin e truallit, por nuk ka lidhje direkte sepse ligji thotë ai nuk parashikon që me këtë procedurë të merret Sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë ai ka deklaruar se në kohën kur babai i tij ka punuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako nuk ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit por ka punuar në Presidencë dhe sipas tij “s’ka pasur asnjë mundësi si të ndikonte për punësimin e babait”.

Megjithë pretendimet e mbrojtjes Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e dhënë në shkallën e parë.

Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY