Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Suedisë, të shtetasit:
Bindi Agolli , 30 vjeç, banues në Kosovë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/