Rusia lajmëroi se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Finlandë këtë fundjavë, sipas BBC.
Operatori finlandez i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO do të ndalojë furnizimet për shkak të “problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg”.
Njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.
Ndërkaq Turqia kanpasur nkë reagim surprizë në lidhje me aspiratën e dy vendeve skandinave për tu anëtarësuar në NATO.
”Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte një gabim si ai i anëtarësimit të Greqisë në Aleancën Atlantike”, ka deklaruar presidenti turk Erdogan.
Ai u tha gazetarëve se nuk do të donte të përsëritej gabimi i njëjtë si ai me Greqinë duke akuzuar Stokholmin dhe Helsinkin se strehojnë terroristë të PKK-së, Partisë së punës së Kurdistanit.
Një anëtar i ri i NATO duhet aprovuar nga të gjitha vendet anëtare. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/