Berisha: Rama lojë dyfishe me mbështetjen për Ukrainën. Vota kundër rezolutës, akti...

Berisha: Rama lojë dyfishe me mbështetjen për Ukrainën. Vota kundër rezolutës, akti më i rëndë në 30 vite

41
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se Rama ka kryer vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit teksa mazhorancva rrëzoi një ditë më parë një rezolutë të propozuar nga opoita për njohjen e genocidit serb në Srebenicë, Bosnjë.

Berisha theksoi se rezoluta nuk ishte kurth, por e bazuar ne ligjet nderkombetare. “Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë, dora dorës e gjithnjë politikën e saj të jashtme, qëndrimin e politikën e saj të jashtme. Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth”, tha Berisha.

Berisha tha se Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga genocidet që kanë ndodhur. Jo që nuk i ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudo-mazhorancës së sotme bëri që Shqipëria dje të refuzojë një rezolutë për dënimin e genocidit në Bosnje.

“Unë dua tu shpjegoj në mënyrë absolute, unë që po flas sot para jush nuk mendoja, ndonëse nuk e përjashtoja që kjo rezolutë nuk do votohet nga mbarë parlamenti.

Pretendimet e Ramës e Ballës janë të neveritshme të personave të inkriminuar në cdo qoshe e skaj të psikologjisë së tyre.

Rezoluta ka ndjekur rrjedhjen e procedurës normale për rezolutat, as ishte e papritur, as e befasishme as emergjente.

Rama e Balla mashtrojnë, të kriminalizuar në çdo skaj të psikologjisë e karakterit të tyre kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës. Vota e djeshme ishte vota më e egër që mund të bëhej në parlament. Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë.

Ata që përpiqen të mbulojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar, mbrojtjen që i bënë genocidit dje, kryejnë vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit të dy janë fajtor për këtë akt të shëmtuar.

Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që dhe një akt të tillë të ndërgjegjes individuale e njerëzore t’ua kalosh të tjerëve.

Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë, dora dorës e gjithnjë politikën e saj të jashtme, qëndrimin e politikën e saj të jashtme. Qëndrimi ynë është i bazuar në ligjin ndërkombëtar, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”, tha Berisha në konfrencën për shtyp që zhvilloi sot në selinë e PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se ai po përdor edhe një standard të dyfishte me Ukrainën.  Ai tha se tani kryeministri shqiptar tani është edhe argat i Dodikut. Sipas Berishës, politika e jashtme e Ramës zero probleme me fqinjët do të marrë fund.

“Le të rikthehemi, dy muajt e fundit ne paraqitëm në parlament një rezolutë për dënimin e gjenocidit rus në Ukrainë. Është e vërtetë që gjenocidi rus në Ukrainë është i qartë, por nga pikëpamje ligjore është në proces e sipër. Por Biden, pasi pa masakrën e Buchas, ai u shpreh për gjenocid.

Rezoluta jonë u refuzua nga Rama. Po pse? Sepse Rama bën një lojë të dyfishtë edhe në rastin e Ukrainës. Zelensky, nderoi shqiptarët, parlamentin tonë me një fjalim. Ai pati vetëm një kërkesë, nuk kërkoi nga Shqipëria avionë, tanke e rakete, por kërkoi vetëm një gjë. Mos lejoni turistët rusë të vijnë në brigjet tuaja. Rama flakë për flakë në mënyrën më të pacipë, ju përgjigj se kjo nuk do të ndodhë”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe raportet e politikës e vecmas mazhorancës me drejtësinë. Ai kishte edhe një propozim për kryeministrin Rama. Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje atij  të ndryshojnë Kodin Penal dhe kryeministrat të përjashtohen nga çdo parashkrim i ligjit.

“Në je burrë e ta mban ja ku po ia them para gjithë shqiptarëve. Hajde të kalojmë ligjin në parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi”, tha Berisha në konferencën me mediat.

Në vijim Berisha u shpreh se kryeministrit Rama i leverdis që Shqipërisë të mos i hapen negociatat, pasi kjo do të thoshte më pak demokraci për vendin.

Ndërsa tregoi takimin e kreut të qeverisë me një diplomat të rëndësishëm britanik në Angli, të cilin e konsideroi si më të turpshim në jetën politike të Ramës.

“Të dalë një shqiptar të thotë çfarë ka bërë ai këto 9 vite për tu afruar me BE, në të kundërt i ka shkelmuar. Negociatat duhet të hapen. Për Edi Ramën sa më gjatë të shkojë procesi aq më poshtë do shkojnë standardet demokratike të vendit. 9 vite kontributi i vetëm është largimi nga procesi i hapjes së negociatave”, tha Berisha. a.b

Pyetje-Përgjet e konferencës

Pyetje: Zoti Berisha, të mbetur te gjenoicidi i Srebrenicës, cila ka qenë arsyeja që ju dhe një grup deputetësh të PD, kërkuat që në këtë kohë të riktheni në Parlamentin shqiptar që të votohet një rezolutë për dënimin e gjenocidit, sepse Shqipëria është një nga vendet që nuk e ka miratuar një rezolutë të tillë?

Sali Berisha: Absolutisht, asnjë! Padiskutim e turpshme, e paimagjinueshme. Ky gjenocid është i konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare. Kam edhe një bindje tjetër, nëse unë analizoj zhvillimet në Ballkan, unë konsideroj absolutisht një nga gabimet e mëdha të Komunitetit Ndërkombëtar, qëndrimin deri diku të butë ndaj Aleksandar Vuçiç në raport me gjenocidin. Pse? Dhe kjo bëhet shumë më aktuale tani me luftën e Rusisë. Pse Vladimir Putin ndërmori këtë akt të pashembullt, sulmoi një komb vëlla, janë shumë të përzier, sulmoi një vend për të cilin ka firmosur se do t’i garantojë paraprekshmërinë e kufijve në përputhje me Kartën e Helsinkit, në Traktatin e Budapestit. Pse e bëri këtë? Sepse është një kriminel, ka qenë një kriminel i KGB-së. Dhe të tjerët e injoronin në një farë mënyre këtë fakt, mirëpo ja që erdhi në skenë dhe tregoi se çfarë ishte, çfarë konceptesh kishte ky vrasës barbar që shndërron kombin e tij në komb ‘Kainësh’ për të vrarë vëllezërit e tyre. Po Vuçiç çfarë është? Nëse Vuçiç nuk pranon gjenocidin serb në Srebrenicë, nuk pranon gjenocidin në Kosovë, ju garantoj se është i gatshëm ta rimarrë përsëri. Pse e them këtë? Ai erdhi në Zubin Patok dhe Mitrovicë dhe çfarë deklaroi? Millosheviç ka qenë një udhëheqës i madh. Ka bërë gabime, tha, por ka qenë një udhëheqës i madh. Pra, kasapi i Ballkanit për ne shqiptarët ka qenë një udhëheqës i madh për të, çka do të thotë se veprat e tij të mëdha mund t’i përsërisë edhe ai.

Sigurisht që Komuniteti Ndërkombëtar ka filluar të ndryshojë qëndrim. Unë i përshëndes deklaratat e Borrell dhe komisionerit Varhelyi për gjenocidin në Ballkan dhe njohjen e tij, por këto nuk mjaftojnë. Nëse i thuhet atij që thoshte se për një serb duhen vrarë 100 myslimanë, ‘i njeh ti këto’?, dënoji njëherë e mirë që të të besojmë. Kur t’i dënosh ato atëherë na jep ne sigurinë që ti je një partner që ke bërë gabime, por i ke njohur dhe po i dënon. Përndryshe ai vazhdon të marrë raketa kineze, tanke ruse dhe të përgatitet për një gjenocid të ri. Unë gjithnjë e kam ngritur, kam kërkuar dhe do të kërkoj që dosja e tij të përgatitet për në Hagë. Sado që është jo e afërt, por kam bindje që është një çështje e drejtë.

Njeriu që i bën më shumë tualet sot, ta dini ju, Aleksandar Vuçiçit është Edi Rama. Dhe kur takohet me udhëheqësit e huaj e shohin me habi se si ky e mbron Vuçiçin dhe ky hiqet sikur është padron i tij, sikur e kontrollon ky Vuçiçin… Ata e kuptojnë shumë mirë se kush e kontrollon shokun, por unë ua them këtë që kjo është e vërteta.

Pyetje: PE ka marrë një vendim në 15 janar 2009 për të dënuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe kërkoi që 11 korriku të ishte dita përkujtimore e gjenocidit serb atje. Po në 2009 PE i këroi edhe vendeve të BE dhe Europës të dënojnë çfarë ndodhi në Srebrenicë. 2009-2013 keni qenë ju zoti Berisha kryeministër i vendit. A ka patur arsye dhe cila ka qenë, që ju nuk e keni miratuar një rezolutë të tillë për të dënuar këto krime. Dhe a do të kërkoni një ndjesë publike që nuk e keni bërë një gjë të tillë?

Sali Berisha: Ai ka qenë një process. E kam konbsideruar dhe e konsideroj shumë të rëndësishme, nuk mund të ketë kurrë pajtueshmëri me gjenocidin. Shqipëria është vend ii parë në Europën ish-komuniste për dënimin e krimeve dhe gjenocidit komunist në Shqipëri. 10 vite më pas një ligj të tillë e ka miratuar Polonia. Pa asnjë diskutim që Shqipëria do ta miratonte atë rezolutë. Sikundër, Shqipëria do të mbështeste fuqimisht Kosovën për të paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë, në Gjykatën Ndërkombëtare. Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku në qëndrimin ndaj gjenocidit. Asnjë arsye, thjeshtë proces. Janë 9 vite këto të tjerat dhe pas 9 vitesh u hodh poshtë.

Pyetje: Yuri Kim deklaroi se në rreth 200 persona të shpallur non grata nga DASH, asnjë vendim ndaj tyre nuk është zmbrapsur…

Sali Berisha: Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës së tioj për kryetar të PD. Kaq është komenti im. Unë i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Presidentit Biden të mos lejojë përfaqësuesen e tij të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike, veçanërisht përpjekjet e paimagjinushme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, të partisë konsveratore shqiptare. Kaq kam unë për momentin.

Pyetje: Pse nuk e keni bërë një gjë të tillë për të dënuar gjenocidin në Kosovë, një kërkesë që ka bërë presidentja Vjosa Osmani pak muaj më parë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë?

Sali Berisha: Në vitin 2019 ne nuk ishim në Parlament dhe kërkuam që qeveria shqiptare të mbështesë Kosovën, të bëhet palë në padinë në Gjykatën Ndërkombëtare kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë. Ne e njohim këtë. Ne kërkuam debat për Ballkanin e Hapur dhe u refuzua. Të garantoj që ëshdtë vetëm një proces dhe asnjë pengesë. Ne qëndrojmë plotësisht dhe jo vetëm ndaj gjenocidit në Kosovë. Unë ju them këtu si politikan në këtë vend do bëj gjithçka që Serbia të paditet për gjenocidin në Shqipëri. Në rrafshin ndërkombëtar, gjenocidi pas Srebrenicës i cili është nga gjykatat dhe nuk diskutohet, por gjenocidi i Lumës është gjenocidi më i përcaktuar. Është krijuar një komision ndërkombëtar për hetimin e shkaqeve dhe krimeve të Luftës së Parë Botërore me personalitet më të mëdha. Në raportin e këtij raporti të mbështetur nga NDI i SHBA, Luma vlerësohet si një gjenocid i vërtetë. Dhe jo vetëm në këtë raport. Në dëshmi të tjera të atyre që kanë hetuar apo kanë qenë të pranishëm në këtë masakër… Ka qenë viti 1913, por oficerë britanikë shnumë të rëndësishëm shkruajnë se ajo nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë luftë. E thashë dje, po e them prapë sot, vetëm në fshatin Përbreg, 420 burra, gra dhe fëmijë janë ekzekutuar e djegur të gjallë vetëm se ishin shqiptarë. Janë të dokumentuara të gjitha barbaritë. Kanë marrë foshnjat, fëmijët dhe i kanë hedhur në flakët e mullarëve të barit, duke i djegur në sytë e nënave të tyre. Sigurisht Kosova do të bëjë të vetën për gjenocidin, por jam i ndjeshëm për gjenocidin në Kosovë dhe Shqipëri dhe nuk mundet, do bëj gjithçka që ky gjenocid të njihet. Nuk është hakmarrje kjo, poir një ndihmë për një komb që pasi ka kryer gjenocide me radhë ndaj shqiptarëve, bën viktimën, pasi ka kryer gjenocide monstruoze ndaj boshnjakëve, bën viktimën. Kjo është domosdoshmëri për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kështu që, do të ketë një qëndrim të prerë. Pse Tirana sot ka një regjim kriminal pa asnjë lloj ndërgjegjë kombëtare dhe njerëzore, që do të mohojë gjenocidet, kjo nuk do thotë se ne nuk do të qëndrojmë. Do të qëndrojmë me të gjithë forcën tonë.

Pyetje: Nuk mendoni se risjellja në vëmendje e kësaj rezolute pas kaq vitesh, në një situatë të trazuar në Ballkan pas luftës në Ukrainë, po nxit edhe më shumë konfliktin mes vendeve të Ballkanit, nisur nga reagimet e shumta nga Kosova për mosvotimin e kësaj rezolute?

Sali Berisha: Nuk ka patur vetëm nga Kosova, por nga mbarë bota. Ka qenë tronditëse, e paimagjinueshme. Unë ndjehem pavarësisht se isha një nga promotorët e saj ndihem thellësisht i lënduar. Para dhjetëra e mijëra nënave e motrave boshnjake, që akoma ka prej tyre që s’kanë gjetur eshtrat e të afërmve të tyre, që shqiptarët nuk votojnë. Ju them një gjë, shqiptarët kanë bërë luftë të shkëlqyer në Bosnjë dhe batalioni i shqiptarëve ka qenë mbrojtja kryesore e Sarajevës. Qeveria ka bërë gjithçka për t’i ndihmuar ata. Por sot, ka një regjim kriminel pa ndërgjegje njerëzore dhe kombëtare që nuk voton rezolutën në parlament. Kjo ka ushtuar, përkundrazi, kjo rrit, ndërgjegjëson, pse po merr ai? Kush e kërcënon Serbinë? Asnjë vend. Pse po armatoset? Po përgatitet për genocide të reja. Të ulim ne kokën, kurrën e kurrës. Nuk i ulemi e nuk i përkulemi. Ne ndjekim përpjekjet tona për paqe e stabilitet. Nëse ai do të ndërmarrë aventura, do marrë përgjigjen që meriton. Nënshtrimi, është inkurajim i revanshit të tij dhe Putinit në Ballkan.

Pyetje: Pak kohë më parë denoncuat ndërhyrjen e Yuri Kim në sistemin e drejtësisë. Sot deklaruat se ambasadorja kërkon të vendosë kush do e drejtojë PD-në. Keni dijeni se në çfarë faze është procesi në Apel dhe a pritet që gjykata të shpallë vendim para 22 majit?

Sali Berisha: Nuk kam një dijeni për ndërhyrjet në apel. Kur të kem, do i denoncoj. Ato që kam thënë për famozen Blerina Muçmuçi, e cila ka vendosur standardin më antiligjor, ka shkruajtur ligji në mënyrën më korruptive në historinë e drejtësisë. Shkelmoi veten e saj në dy gjykime të mëparshme. Shkelmoi çdo gjyqim që është bërë në bazë të ligjit për ato çështje, vetëm e vetëm se është peng. E dini ju, Muçmuçi ka qenë simboli i zi i korrupsionit dhe turin e Fatos Nanos. Me ndërhyrjet direkte të zonjës dhe të Veliajt, meqë e doni emrin, për shkak se Veliaj advetorin e ka mik, i ka premtuar që Blerina do kalojë vettingun, mori një vendim me të cilin duan t’i caktojnë opozitës kryetarin e PD. Akt i neveritshëm që godet rëndë pavarësinë e gjyqësorit. Tregon se ajo reformë ishte për të vendosur reformë mbi gjyqësorin, dhe kaq. Po të kem të dhëna për ndërhyrje në Apel, do i denoncoj një nga një.

Pyetje: Përmendët se edhe për Ramën do ketë një artikull si për Vuçiç, nga i keni këto informacione, dhe nëse mund të kemi më tepër se për çfarë bëhet fjalë?

Sali Berisha: Raporti që u botua për Vuçiç dhe lidhjet e tij me krimet e shëmtuara, vrasje, lidhjet e tij me Bjellivukun, ujkun e bardhë, është raport i bazuar në çdo fjalë e rresht nga të dhëna të shërbimeve anti-krim të Europës. Mos mendoni ju kurrë, se udhëheqësit europianë, nuk duan zgjerimin e BE. Absolutisht e duan, nuk kanë për asgjë, nuk i pengon asgjë të thonë që këto vende të bashkohen me ne. Problemi i tyre numër 1, janë pikërisht këto të dhëna që kanë për krimin, të cilat i trembin. Nuk është më sekret. E ka thënë publikisht, që Franca, s’është dakord për dhënien e vizave për Kosovën për shkak të krimit të Shqipërisë. Ka një problem madhor, sepse vagonat, konteinerët e eurove të krimit do vërshojnë drejt kryeqyteteve të tyre për të blerë prona dhe për të sunduar. Shkoni kaloni disa ditë kaloni pushimet, s’ka qytet më të bukur, Barcelona. Çfarë qëndron të themi Barcelona e ditës është kjo që them unë. Kush është Barcelona jo e natës, në kuptimin e ahengjeve, por në kutpimin e veprimeve. Banda e shqiptarëve.

Bandat shqiptare shqetësojnë jo vetëm qytetin e mrekullueshëm por edhe qeverinë spanjolle. Nuk janë fiktivitete, por të vërtetuara, të konstatuara. Zëri i Edi Ramës, po Arjan Ndoja që tha merrja tabulatet se është i regjistruar duke fol me kriminelë. Pra, janë të vërteta këto. Nuk do ketë për kohë të gjatë embargo, edhe ato do të dalin.

Pyetje: Pas pak ditësh do mbahen zgjedhjet për kryetar të PD, siç e përmendën edhe kolegët një vendim i gjykatës së apelit që pritet se kush e drejton PD. Nëse Apeli i jep të drejtë palës tjetër, pranon kërkesën e Alibeajt, ju kryetar i cilës parti do jeni? Do krijoni një parti të re?

Sali Berisha: Nëse më votojnë anëtarët e saj do jem kryetar i PD. Secili tjetër i pazgjedhur do jetë kryetar i Edi Ramës. Shumë e thjeshtë. Nuk ka asnjë lloj tagri Apeli të njohë apo jo forcat politike. Pluralizmi politik ka rregullat e veta të themelimit dhe funksionimit. Kjo drejtësi kontrollohet totalisht nga qeveria dhe jo vetëm qeveria. Se shqiptarët kanë një fatkeqësi sot të kenë një drejtësi tërësisht të kontrolluar, nuk do të thotë se do mposhtet pluralizmi kurrën e kurrës. Përkundrazi, kjo e bën dhe më jetik revolucionin që po zhvillohet në Shqipëri.

Pyetje: Një ditë më parë mazhoranca socialiste deklaroi se çdo nismë që ju e çoni në parlament ata do e rrëzojnë çdo nismë që do ketë firmën tuaj. A do paraqesë Rithemelimi në PD nisëm për heqjen e parashkrimeve për kryeministrat?

Sali Berisha: Ftova kreun e qeverisë t’i përgjigjet thirrjes sime. Jam gati të firmos për këtë pa asnjë ekuivok. Pse e bëj këtë. Duke qenë se pas qindra e mijëra kontrolleve nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje më të vogël për të provuar shpifjen e tyre për buxhetin e me radhë. Tani kthehen e thonë ato veprime që ka bërë ai, ose koha kur ka qenë ai kryeministër është e parashkruar. E kuptoni ju? Jo. Urdhëro zotëri, e kam deklaruar që nuk njoh parashkrim. Nëse dëshiron unë absolutisht jam gati të votoj, se është ndryshim kodi, duhet të jetë në kod kjo parashkrimi, në kodin penal. Nesër votoj që parashkrimi të funksionojë se është botëror, por jo për kryeministër, dhe është shumë e drejtë. Nuk mund të ketë parashkrim, kur kryeministri bëhet kryetar i një organizate kryeminale. Ka një postulatë që thotë ‘korrupsinoi bëhet sistem kur kryeministri vjedh’. Atëherë hajde ta sanksionojmë në kod penal që për kryeministrin nuk ka parashkrim.

Pyetje: Rithemelimi caktoi Boçin dhe Bylykbashin për Presidentin. A keni një konsensus me opozitën, zonjën Doda dhe zotin Mediu por dhe me LSI? A keni një emër për të hënën?

Sali Berisha: Nuk kam dijeni për negociatat. Po merrem me garën time dhe jam i përqëndruar këtu. Nuk kemi një emër, akoma, por nëse do kemi do dalë në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.

Pyetja: Alibeajn, PD e drejtuar nga Rithemelimi e ka konsideruar peng të Ballës për shkak se është ulur, ka vijuar negociatat për Presidentin. Sot ai nuk u ul në tryezë me zotin Balla, ndërsa përfaqësuesit e tjertë të grupeve parlamentare janë ulur. Pse për ju Alibeaj është peng ndërsa përfaqësuesit e tjerë të opozitës nuk janë peng, duke qenë se ju keni pranuar të uleni në tryezë me ta?

Sali Berisha: Problemi është, loja me kukulla duhet të marrë fund. Nëse e sheh dhe e ndjek Ramën, ai është shpërfytyruar. Në skenë ka dalë opozita e vëqrtetë. Kaq është. Zhvillimi më kryesor është dalja e opozitës së vërtetë në skenë. Ndaj dhe loja me kukullat e tij merr fund, ka marrë fund. Partitë e tjera janë të tjera, nuk varen nga PD. Janë parti të pavaruar, unë po flas për PD.

Pyetje: Duke parë që opozita dhe mazhoranca nuk kanë një emër konkret për Presidentin e ri, a do e votonit emrin e Fatos Nanos nëse do ishte një nga kandidaturat e propozuara?

Sali Berisha: Mendoj se nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë atij. Është i akomoduar në jetën e tij, midis të tjerash një llojë hedonisti që ka mikroklimë. Ta lëmë të vazhdojë atë, mos ta citojmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY