Durrës, 7 të rinj në pranga për mashtrim me ‘call center’

Durrës, 7 të rinj në pranga për mashtrim me ‘call center’

96
0
Shares

7 persona u arrestuan më Durrës pasi krijuan një call center që mashtronte duke siguruar para në mënyrë të paligjshme.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

D. N., 27 vjeç, O. M., 31 vjeçe, A. S., 26 vjeç, M. D., 28 vjeçe, E. Sh., 32 vjeç, I. J., 30 vjeçe dhe E. P., 22 vjeç, sepse dyshohet se ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në në subjekt privat”, njoftoi policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY