Kronika e Tiranës, 14 persona të arrestuar në Tiranë më 24 orë,...

Kronika e Tiranës, 14 persona të arrestuar në Tiranë më 24 orë, cilat janë akuzat

42
0
Shares

Vihen në pranga 14 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. K., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– S. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. K. dhe B. F., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjate kontrollit të hotelit në pronësi të shtetasit S. K., të cilin e kishte përshtatur për përdorim droge, shtetases A. K. (kliente në hotel), iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike. Shtetasit E. K. dhe B. F., kanë patur dijeni, por nuk kanë kallëzuar krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës;

– G. T., 30 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, pasi ka bërë kallëzim të rremë se dy persona, nën kërcënimin e armës, i kanë vjedhur një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. H., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ç. V., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Vjedhja”, pasi për shkak të detyrës ka goditur punonjësin e Policisë, gjatë shoqërimit.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 ngjarjeve, konkretisht:

– Më datë 03.03.2022, dyshohet se ka vjedhur në kopështin nr. 3 në rrugën “Asim Vokshi”;
– Më datë 14.04.2022, dyshohet se ka vjedhur disa sende në dyqanin e shtetases V. L.;
– Më datë 06.05.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. B.;

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arresrimin në flagrancë të shtetasit A. K., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. D., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

– R. A., 20 vjeç, S. P., 20 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

– A. M., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– L. B., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY