EMRAT/ Rrahje në grup në Bulqizë, bëhen 4 bashkë dhe bëjnë për...

EMRAT/ Rrahje në grup në Bulqizë, bëhen 4 bashkë dhe bëjnë për spitalin pronarin e lavazhit me mikun e tij

65
0
Shares

Goditën me sende të forta 2 shtetas, ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshmëm të konfliktit.

Arrestohen në flagrancë dy prej autorëve dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas informacioneve të marra se në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi po konfliktoheshin disa persona, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit Besjan Çoku, Mirjan Prethi, Drilon Çoku, dhe Silvester Cami, kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim, të shtetasve B. Ç, 26 vjeç; M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY