Donald Veshaj surprizohet keq pas xhirimit të videoklipit në Korçë, deputetja sulmon...

Donald Veshaj surprizohet keq pas xhirimit të videoklipit në Korçë, deputetja sulmon aktorin pastaj një avokat mbajti shënim

54
0
Shares

Deputetja demokrate Eralda Tase Bano sulmoi ashpër Ministrinë e Kulturës këtë pasdite pasi dha leje për Donald dhe Romeo Veshaj si dhe Elgit Dodës, që të xhirojnë videoklipin e tyre në muzeun e Korçës.

Ajo shkruan në një status në rrjetet sociale se si besimtare dhe artiste e dënon këtë vepër duke e cilësuar fyerje ndaj kishës.

Postimi i deputetes:

Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi për lejen që u ka dhënë artistëve në fjalë që këta të fundit të kryejnë videoklipin në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, para ikonostasit të Rehovës.

Të nderuar qytetarë, si artiste mbështes plotësisht artin dhe të gjitha format e tij, por si besimtare e Krishterë Orthodokse dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dënoj këtë vepër duke e konsideruar fyerje ndaj institucionit të kishës dhe qindra mijra qytetarëve që ky institucion përfaqëson.

Arti duhet të jetë mjet për bashkimin dhe frymëzimin e shoqërisë, por kufijtë e tij nuk mund të tejkalojnë atë që për shumë është themeli i tyre jetësor.

U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për situatën dhe Ministrisë së Kulturës i kërkoj të mbajë përgjegjësi për këtë vepër. Ky është një turp dhe një skandal i papranueshëm!

Padia e avokatit:

Avokati Esmerald Xhafa ka paditur ministrinë e kulturës, drejtorin e muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe drejtorin e Muzeut të Fotografisë “Gjon Mili” në lidhje me videoklipin e vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës të titulluar “Picaso”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY