Kronika e Tiranës, 9 persona në pranga, një 16 vjeçare është larguar...

Kronika e Tiranës, 9 persona në pranga, një 16 vjeçare është larguar nga shtëpia, aksidente, te dehur dhe një shitës i të bardhës

35
0
Shares

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim I. D., 26 vjeç, banues në Farkë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij;

– F. C., 46 vjeç, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit në kërkim M. L., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. M., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasit K. F., 20 vjeç dhe D. F., 23 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;

– B. D., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– D. Ç., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Më datë 12.05.2022, shtetasi F. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY