Bardhi, ironi me vilën: Pas sherrit në Parlament me Spahon e Shehun,...

Bardhi, ironi me vilën: Pas sherrit në Parlament me Spahon e Shehun, i ka rënë çmimi

47
0
Shares

Deputeti i PD, Gazment Bardhi zbuloi detaje të reja në lidhje me vilën në gjirin e Latit dhe ai pretendon se i përket njënish ministri të Rithemelimit mes të cilëve veçon Nokën, Spahun, Shehun dhe Leskajn.

Me ironi ai thotë se pas sherrit me Spahon e Shehun në Parlament, çmimi i vilës ka rënë nga 760, në 670 mijë euro.

Vila ka 7 dhoma, 4 tualete, sallon, oborr të madh, siç mund të shihet edhe në fotot më poshtë.

Ndërsa agjencia shkruan të dhëna shtesë në lidhje me vilën në fjalë: Dy vila luksoze per shitje tek Kompleksi Lura 1, Gjiri i Lalzit. Ka nje siperfaqe trualli 810 m2, dhe ndertim 400m2. Organizohet ne dy vila te ndara. Njera nga vilat ka nje sip ndertim 212m2 dhe nje verande 42m2. Kati i pare eshte i organizuar ne nje dhome te bollshme ndenje dhe gatimi, nje tualet si dhe nje dhome tharje. Kati i dyte eshte i orgaizuar ne tre dhoma gjumi, nje studio si dhe dy tualete. Vila tjeter ka nje siperfaqe 117.84m2 ndertim. Eshte i organizuar ne nje dhome ndenje, ambient gatimi me vete, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Mobilimi i viles eshte luksoz. Shitet totalisht i mobiluar. Kompleksi iu ofron nje game te gjere sherbimesh, duke u konfirmuar si nje vend fantastik per te pushuar buzedetit.Gjelberimi eshte pjese e rendesishme e Kompleksit Turistik ****. Ambientet e perbashketa kane nje mirembajtje te vazhdueshme nga punetoret e Kompleksit. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.Na kontaktoni per me shume Informacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY