PS voton kundër rezolutës për njohjen e genocidit serb në Bosnjë, Berisha:...

PS voton kundër rezolutës për njohjen e genocidit serb në Bosnjë, Berisha: E ka votuar një vit më parë edhe Mali i Zi

147
0
Shares

Mazhoranca socialiste ka votuar sot kundër rezolutës për njohjen e genocidit serb në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1994.

Ish kryeministri Berisha e konsideroi këtë vendim të deputetëve të qeverisë si një varësi e Edi Ranës nga Beogradi dhe presidenti serb Vuçiç.

Nisma e deputetëve të grupit të PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnje, është një nismë e cila synon nderimin nfër të tjera e 8 mijë viktimave të Srebrenicës, në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman boshnjakë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, u vranë nga ushtria serbe.

Ata që arritën të shpëtojnë nga kampi u ndoqën pyjeve të Bosnjes dhe u ekzekutua pothuajse çdo njëri prej tyre.

“Vuçiç janë nga arkitektët e këtij gjenocidi. Aleksandar Vuçiç është i regjistruar me zë dhe figurë teksa thotë në Parlamentin e vendit të tij se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë, parimi klasik i gjenocidit të bazuar në urrejtjen fetare.

Por ne kemi detyrim po kaq madhor për të dënuar këtë gjenocid i cili theksoj këtu është sanksionuar nga dy vendime më të mëdha të kohës, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Në rrafshin juridik ky është gjenocid universalisht i faktuar dhe i pranuar nga mbarë vendet e qytetëruara”, theksoi Berisha.

Në vijim ai citoi doktrinën antishqiptare të akademikëve serbe përfaqësuar nga Çubrilloviq.

“Më lejoni të lexoj këtu doktrinën e tyre ndaj gjenocidit shqiptar e shkruajtur nga Vaso Çubrilloviç: “Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët. Nëse duam të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre. Nëse duhet të ndjehemi gjerë të territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre. Nëse duam të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota t’i urrejë ata. Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe çdo mënyrë që t’ua bëjmë jetën ferr. Të arrijmë deri këtu së pari duhet t’u mohojmë origjinën dhe t’u vrasim krenarinë, t’u shkatërrojmë vatrat, t’u ngatërrojmë emrat, t’u njollosim emblemat dhe simbolet, gjuhën dhe zakonet. T’u rrëmbejmë gjithçka dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull. Të finalizohet kjo strategji duhet domosdoshmëri që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë. Mosqenia e shqiptarëve është vetë ekzistenca e kombit serb”.

Mbi këtë doktrinë u zhvilluan të gjitha plojat nga 1874 e gjer në vitin 1999 mbi shqiptarët. Do ju rikujtoj sot përveç masakrës së Reçakut dhe Mejës, masakrën e Përbregut. Në të gjitha manualet, traktatet e gjenocidit, një gjenocid mbi shqiptarët është më i padiskutueshmi, ai i Lumës. Vetëm në fshatin Përbreg në vitin 1913 hordhitë serbe mblodhën 422 burra, gra, fëmijë dhe i hodhën fëmijët nga djepi, nga gjiri i nënës, mbi flakën e mullarit që digjeshin para syve.

A mundemi ne të mos jemi bashkërisht në dënimin e këtij gjenocidi që vetëm një vit më parë Mali i Zi, i cili ka një përqindje të lartë të popullatës serbe, e votoi rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë. Çfarë mesazhi iu çojmë ne shqiptarëve anë e mbanë kur Parlamenti i tyre nuk denoncon, nuk voton në unanimitet një rezolutë që dënon barbarinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore ndaj një kombi mik, fqinj, siç janë boshnjakët”, tha Berisha në fjalën e tij

Pas votimit kundër Berisha tha se Shqiplria ka në krye një antishqiptar si Edi Rama si dhe bëri një sqarim lidhur me pozicionin e Shqipërisë ndaj embargos ndërkombëtare ndaj ish Jugosllavisë në vitet e lufzës në Bosnjë dhe Kroaci.

Ndërhyrja e Berishës:

Pas urdhrit të Aleksandar Vuçic, Shqipëria, antishqiptar të tillë si Edi Rama nuk ka patur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun, jetët e 8 mijë burrave dhe djemve të pafajshëm, fëmijë të Bosnjes.

Votuat duke shkelmuar mbi jetën e dhjetë mijë shqiptarëve në Kosovë. Votuat duke shkelmuar mbi jetën e dhjetëra mos qindra e mijëra shqiptarëve që në gjenocidin ciklik serb ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Por ç’mund të presësh nga një trafikant, nga një eskortë trafikantësh, nga një kryetar organizate kriminale, skllav i Aleksandar Vuçiç.

Por ç’mund të presësh nga një njeri që çdo lloj gjaku mund të ketë në dejet e tij, përveç atij shqiptar. Si mund të silleni ju si kope? A e kuptoni ju, si mund të bëni ju shqiptarë një votim të tillë?

Një sqarim: Sali Berisha, publikisht në Shqipëri dhe në OKB ka qenë kundër embargos, se penalizonte Kosovën. Sali Berisha ka marrë çdo masë kundër kontrabandës, përveçse furnizimit me të gjitha llojet e armëve të mundshme të Bosnjes dhe Krocisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY