ATENTATI NË SUKTH/ Biznesmeni nuk jep pamjet filmike, ngecin hetimet

ATENTATI NË SUKTH/ Biznesmeni nuk jep pamjet filmike, ngecin hetimet

54
0
Shares

Policia e Durrësit ka sekuestruar një numër të madh të kasetave me pamje filmike nga kamerat e sigurisë së objekteve dhe bizneseve të shumta në autostradën Durrës-Tiranë pranë vendit ku ndodhi vrasja e Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.
Por ndërsa të gjitha pronarët e bizneseve janë shprehur të gatshëm të japin pamjet filmike, policia nuk ka pasur mirëkuptimin e njërit prej tyre.
Sipas burimeve zyrtare një prej subjekteve që ka 4 kamera sigurie dhe fushëpamje të plotë mbi vendin ku ndodhi vrasja nuk e ka ndihmuar Prokurorinë dhe policinë për t’i dhënë materialet e kamerave duke u justifikuar se nuk kanë server.
Sipas tij kamerat filmojnë por asgjë nuk ruhet. Nuk dihet nëse ky arsyetim është verifikuar apo nëse pronari i objektit i druhet dikujt për të vënë në dispozicion të policisë pamjet e kamerave.
Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti u ekzekutuan dje pranë mbikalimit të Sukthit, ndërsa ishin duke lëvizur me automjetin e tyre tip “Audi S8”. Nga një fuoristradë e zezë dyshohet se është qëlluar me breshëri drejt makinës së viktimave duke i lënë të vdekur në vend. Policia ka shoqëruar 18 persona për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY