Shprehja e gjyshes së Ramës në italisht, kryeministri fyen gazetarët që dalin...

Shprehja e gjyshes së Ramës në italisht, kryeministri fyen gazetarët që dalin nga rreshti ‘Fuga’

173
0
Shares

Incident tjetër i kryeministtit Edi Rama me gazetarët gjatë konferencës për shtyp.

Reporteri Klevi Muka nga A2 Cnn, i bëri kryeministrit Rama një pyetje: “Politika duhet të ketë dhe moral-tha Muka, po sa e moralshme është që ju të mund ti bëni ju këto kerkesa ndaj drejtësisë duke mbajtur në krah Ulsi Manjën që ka dalë në përgjime duke i premtuar favore në punësim njerëzve si Robert Aga që kanë punuar elektoralisht për partinë socialiste. Sot zoti Manja është ministër i drejtësisë dhe jo para drejtësisë” tha gazetari.

Rama u mundua të merret personalisht me gazetarin pa iu përgjigjur pyetjes së tij, por duke i dhënë leksione morali. “Pse qesh i tha Rama gazetarit duke shtuar se pyetja që ai bëri ishte krejtësisht jashtë etikës profesionale”.

Por ajo çka nuk priste kryeministri ishte ndërhyrja e dytë e reporterit Klevi Muka: “Etikën profesionale nuk mund të ma mësoini ju. Nëse në shkollën e pikturës mësohet etika profesionale më shumë se në shkollën e gazetarisë athere mund të vazhdoni” i ktheu gazetari.

Rama nuk u përmbajt dhe e fye gazetarin duke i thënë budalla që buzëqesh përmes një reference tek gjyshja e tij në italisht.m.k

Debati: Rama fyen gazetarin

Gazetari: Të lutem etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Nëse në pikturë mësohet etika profesionale më shumë se në gazetari ku kam studiuar edhe mund të vazhdoni.

Rama: Gjyshja ime thoshte “Ne le labbra degli stolti abbonda Il riso” (E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve). Përktheje, kjo është përgjigjja ime

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY