Konferenca e Kryetarëve në Kuvend rrëzoi sot kërkesën e opozitës në kundërshtim me rregulloren për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e investimeve strategjike përmes një agjencie me të njëjtin emër ngritur nga qeveria.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar opozita.
“Sot konferenca e kryetarëve votoi kundër kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni të posaçëm për të bërë transparencë për ligjin për investimet strategjike. Unë e kuptoj që nuk është dëshira e qeverisë, sidomos pas komisionit hetimor për inceneratorët, që të jetë përball duke dhënë informacione se çfarë ka ndodhur me këtë ligj”, tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Sipas kryetares të Komisionit të Integrimit, ky vendim i mazhorancës ishte në sinkron me qëndrimet e Edi Ramës ndaj SPAK. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/