Hotel ‘Dajti’ do të zhvishet nga bezet e zeza, mësohet koha kur...

Hotel ‘Dajti’ do të zhvishet nga bezet e zeza, mësohet koha kur përfundon rikonstruksioni

319
0
Shares

Godina historike e “Hotel Dajtit” mund të pastrohet nga bezet që e kanë mbuluar peej dhjetë vitesh, zbuloi sot guvernatori Gent Sejko gjatë një seance me deputetë të komisionit të Ekonomisë.

“Kanë mbaruar rreth 85% e punimeve, është afër përfundimit. Ne parashikojmë që objektin e dytë të Bankës së Shqipërisë ta mbyllim brenda këtij viti. Shtatori është objektivi që ne parashikojmë të fusim punonjësit tanë”, u shpreh Sejko.

Banka e Shqipërisë e bleu ish-Hotel Dajtin në vitin 2010 për një vlerë prej 4.1 miliardë lekësh, nisur nga nevoja për të zgjeruar hapësirat në dispozicion të bankës qendrore ndërkohë që pati debat në lidhke me çmimin dhe nevojat reale të babkës për të blerë bga qeveria këtë objekt.

Në shtator, një pjesë e punonjësve të BSH do të zhvendosen në zyrat në këtë objekt, ndërsa kati i parë, ku do të gjendet një librari e madhe, do të jetë i hapur për publikun. Godina është ndërtuar rreth viteve ’30, nga arkitekti italian Gherardo Bosio dhe për shumë kohë kjo ndërtesë vlerësohej si hoteli më modern i Ballkanit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY