BE heq maskat në avionë dhe aeroporte, por nëse teshtin ka një...

BE heq maskat në avionë dhe aeroporte, por nëse teshtin ka një rregull tjetër

69
0
Shares

Bashkimi Evropian vendosi sot heqjen e maskave në aeroporte dhe avionë. Maskat nuk do të jenë më të detyrueshme duke filluar nga java e ardhshme, njoftuan autoritetet përkatëse, të mërkurën.

Agjencia për Siguri në Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror” për pasagjerët dhe punëtorët.

Udhëzuesi i ri “merr për bazë zhvillimet e fundit të pandemisë, nivelet e vaksinimit dhe imunitetit natyral dhe po ashtu shoqërohet me heqjen e kufizimeve nga një numër në rritje i shteteve evropiane”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate të përbashkët.

“Megjithatë, pasagjerët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë zgjedhjet e pasagjerëve të tjerë”, tha presidenti i Agjencisë për Siguri në Aviacion, Patrik Ky.

“Dhe nëse një pasagjer që teshtin apo kollitet duhet që të sugjerohet që të mbajë maskë, për të mbrojtur pasagjerët rreth tij”, shtoi ai. euronews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY