Banka shqiptare, 50 milionë euro investim në letrat me vlerë të qeverisë...

Banka shqiptare, 50 milionë euro investim në letrat me vlerë të qeverisë ruse

178
0
Shares

Një bankë shqiptare ka blerë 50 milionë euro letra me vlerë bga qeveria ruse duke u ekspozuar kështu ndaj konfliktit Rusi-Ukrainë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se kjo shumë nuk përbën problem për sistemin vendas, pasi zë 0.34% të totalit të aseteve  bankare.

“Vetëm 0.34% e aseteve janë të ekspozuara si kredi e dhënë për rezidentët në këto vende”, tha Sejko.

Në një raport dhënë qeverisë rezulton se disa banka që kanë degë në Shqipëri kanë filiale në këto shtete, por risku i ekspozimit të tyre është i ulët.

Të vetmin sinjal të kuq, Banka Qendrore vlerëson nivelin e lartë të inflacionit, i cili për këtë vit do të jetë 6.2%, duke shënuar rritjen më të lartë të dekadës së fundit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY