Rama në konferencë të papritur për shtyp: Nuk kërkova dënimin e Berishës...

Rama në konferencë të papritur për shtyp: Nuk kërkova dënimin e Berishës dhe Metës!

56
0
Shares

Kryeminsitri Edi Rama tha sot në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat bashkë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se PS është i vetmi subjekt politik që nuk i ka bërë dhe nuk do ti bëjë ndonjëherë presion drejtësisë”.

Sipas kryeministrit kërkesa e tij për të parë më shumë vepra nga drejtësia e re nuk është presion, pasi ka ardhur koha që sistemi i drejtësisë të japë rezultatet që presin shqiptarët.

“Lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit, ndërkohë që të tjerë e kanë quajtur si mënyrë për të fshehur dështimet e qeverisë, për mua më e rëndësishme është që ky diskutim të bëhet.

SPAK së shpejti mbush 3 vite, Vetingu 5 vite, dhe për pak vite, pritja e popullit shqiptaropër drejtësi, mbush 35 vite. Si dikush që e ka udhëhequr politikisht, moralisht Reformën në Drejtësi, në emer të forcës politike që i ka dhënë gjithë mbështetjen e vetë Reformës në Drejtësi, dhe njeriu që është sulmuar më së shumti, për shkak të njëanshmërisë së gjykimeve të deritanishme, unë besoj se të drejtën që në këtë moment  mbyll një cikël dhe hap një cikël për ri.

Të drejtën që të ndaj opinionin për punën e drejtësisë së re nuk ma heq askush, i kam dhe i kemi mbështetur të gjitha veprimet e SPAK”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij siç duket në përhjigje të një deklarate të Kim një ditë më parë.

Lidhur me kërkesën e tij ndaj SPAK që të hapte dosjet për Berishën dhe Metën, Rama tha se nuk kishte dënimin por hetimin e tyre.

“Te jemi te qarte,  une skam kerkuar dhe askush ska kerkuar denim por hetim. Denimin nuk e vendosim ne por te hetohet se është gur në qafë, nuk cështje e nje personi.

Është domosdodshmeri dhe që të zbardhet deri në fund e vertete nga një drejtesi e drejte dhe e pavaruar, se kjo është e vertete. Kjo ska pike dskutimi. Duhet te clirohet ngha cdo frike e se kaluares dhe te hetohet 21 janari, krimi shteteror, deri ne fund nese eshte apo nuk eshte. Krim shteteror që të vriten 4 njerez me plumb ate vertete, te hetohet Gerdeci, te hetohen disa skandale te medha financiare. Ca presioni ështe kjo?”, tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY