Kandidati për kryetar i PD Ibsen Elezi: Kam tri kërkesa për një...

Kandidati për kryetar i PD Ibsen Elezi: Kam tri kërkesa për një garë demokratike dhe të barabartë

60
0
Shares

Kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi, kërkoi sot shtyrjen e zgjedhjeve edhebpër dy javë të tjera, pasi sipas tij ishte koha e pamjaftueshme për të zhvilluar takimet.

Elezi kërkoi nga Komsioni i Rithemelimit sot gjatë një konference për shtyp tek selia e PD, edhe përjashtimin nga komisioni elektoral i Albana Vokshi dhe Enno Bozdo,të cilët sipas tij kryer manipulim të votave në 13 qershor dhe 17 korrik të vitit të kaluar.

Deklarata e Ibsen Elezit: Kuvendi i 11 dhjetorit ishte nje shprehje e lirë e vullnetit të lirë të demokratëve për rrëzimin e modelit antidemokratik Bashadhe ndërtimin e një modeli të ri të mbështetur në vlerat dhe parimet themelore demokratike kushtetuese si dhe për kthimin e PD-së në një parti të parimeve konservatore. Konstatoj me keqardhje se premtimet e fopltores për vendosjen e debatit si një element thelbësor dhe vendosjen e meritokracisë dhe konservatorizmit, u shkelën duke kryer një akt tradhëtie ndaj Kuvendit të 11 dhjetorit.

Kandidimin tim e shoh si detyrim për t’u përballur me këto fenomene negative anti-demokratike qëpo na rrënojnë çdo ditë.

I drejtohem Komisionit të Rithemelimit dhe kandidatit rival me këto kërkesa: Të largohen nga komisioni elektoral, AlbanaVokshi dhe Eno Bozdo si persona të implikuar në procesin e manipulimit të votave në 13 qershor dhe 17 korrikut 2021. Kjo jo vetëm si garanci për procesin por edhe si përmirësim i imazhit të PD. Tështyhen zgjedhjet me të paktën 2 javë sepse afati aktual nuk mjafton. Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta me debate publike para anëtarësisë duke shmangur monologët. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY