Bien ndjeshëm blerjet online, ja sa rritet çmimi për çdo porosi

Bien ndjeshëm blerjet online, ja sa rritet çmimi për çdo porosi

86
0
Shares

Kanë nisur të bien ndjeshëm blerjet online sipas postave shqiptare, cituar nga monitor.al.

Nëse më parë, na vinin 35 pako në ditë, tani vijnë maksimumi 15, por ka dhe ditë që vijnë 5 ose 10 të tilla, thotë operatori i një poste private.

Sipas tyre, efektin kryesor e ka dhënë shtrenjtimi me 22.4% i mallit që blihet online për shkak të TVSH-së prej 20% dhe taksës doganore prej 2.4%.

E kontaktuar nga Monitor, Posta Shqiptare parashikon se vendimi i fundit i qeverisë për ulje e pragut të blerjeve online do të ndikojë në reduktimin e këtyre blerjeve.

Edhe procedurat e komplikuara për zhdoganimin kanë ndikuar në stepjen e konsumatorëve. Pas problemeve të ditëve të para, sipas drejtuesve të Postës Shqiptare është rënë dakord me Doganën Shqiptare që të lehtësojë procedurat dhe detyrimet doganore të paguhen në sportelet e postës. Për këto shërbime, në total, pranë postës do të paguhet një tarifë prej 300 lekësh.

Një vendim i fundit i qeverisë, i hyrë në fuqi nga 3 gushti, që blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë, taksimi fillon nga kufiri 45 euro, ka shkaktuar zemërimin e konsumatorëve.

Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se për të gjitha blerjet mbi 22 euro dhe dhuratat e dërgesat nga jashtë mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY