Basha: S’ka më kohë për Edi Ramën!

Basha: S’ka më kohë për Edi Ramën!

85
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar sot vizitën e Edi Ramës në Diber, duke theksuar se ai s;ka mbajtur asnjë premtim për këtë bashki.

“Do te mbahet mend se ne Diber Rama mbajti fjalimin me te shkurter te jetes se tij. Dhe kjo per nje fakt te tjeshte, s’kishte cfare te thoshte. Ska mbajtur asnje premtim dhe kete dibranet nuk ia harrojne. Ska bere asnje investim dhe kete dibranet e shikojne. Jua ka bere jeten me te veshtire e te pasigurte dhe kete dibranet e ndjejne ne kurriz.

3 vjet e gjysem me pare mbolli rrenen e Rilindjes ne Diber dhe sot ishte dita e te korrave: Braktisja totale. Braktisje nga Dibranet, braktisje nga te majtet, braktisje edhe nga socialistet e tradhetuar dhe te shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe te droges qe ka sjelle ne Diber.

Rama nuk do te arrije te beje asnje kilometer rruge sic nuk ka bere as edhe nje ne 40 muaj. Se pari, sepse nuk ka prioritet qytetaret, zhvillimin e vendit. Parate per vete e per miqte, jane e vetmja forme e qeverisjes se tij.

Se dyti, sepse koha e Rames ka mbaruar. Ka vjedhur, poshteruar, varferuar, sunduar shqiptaret e dibranet qe diten e pare, e tani ka ardhur fundi.

S’ka me kohe per Edi Ramen. S’ka me kohe per trafikantet. S’ka me kohe per hajdutet. S’ka me kohe per krimin.

3 vjet e gjysem vuajtje e skamje per nje popull nuk jane loje. Shqiptaret dhe Dibranet do te dine te rifitojne kete kohe te humbur. Do te kapin me ritmin e duhur rrugen e zhvillimit, te punes, te sigurise, te dinjitetit njerezor. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY