Parlamenti drejt miratimit të “Vettingu” pa konsensus, mblidhet seanca më 30 gusht

Parlamenti drejt miratimit të “Vettingu” pa konsensus, mblidhet seanca më 30 gusht

52
0
Shares

Parlamenti po shkon drejt miratimit të ligjit për vettingun pa konsensus duke nisu në mënyrë të njëanshme zbatimin ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi.

Konferenca e Kryetarëve vendosi sot të mbledhë seancën plenare më 30 gusht ndërkohë që opozita ka qenë kundër draftit që miratoi po sot komisioni i Reformës në Drejtësi.

Fill pas mbarimit të mbledhjes, deputeti socialist Taulant Balla tha se është lënë detyrë të vazhdohet me shpejtësi edhe me dy ligjet e tjera të reformës.

“Sot u bë e mundur dhe u ra dakord, nën konsultimin e kryetarit të Kuvendit u vendos që në 30 gusht, në orën 17:00 do mblidhet Kuvendi.

U la një detyrë Komisionit të Posaçëm që të ecet me shqyrtimin e dy ligjeve të tjera që janë në proces, ligjin e Spak dhe Qeverisjes gjyqësore.

Shumë shpejt Kuvendi i Shqipërisë i hap rrugë një procesi të rëndësishëm, ‘Vettingut’ që do monitorojë procesin gjyqësor dhe atë të prokurorisë”, tha Balla.

LSI ka deklaruar se edhe procesi i miratimit të paketës ligjore duhet të kalojë me konsensus, pavarësisht se deputetët e saj miratuan draftin e vetingut.

30 gushti është një ditë prove për qëndrimet e Metës rreth asaj që ai e quan “konsensus patriotik”.

Nëse ligji kalon me 84 votat e nevojshme atëherë qëndrimet e LSI për reformën kanë shërbyer më së shumti për të ristrukturuar marrëveshjet me PS për më shumë pushtet se sa kanë qenë qëndrime parimore për të kaluar një reformë që absorbohet nga e gjithë shoqëria shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY