Mimoza Hajdarmataj: Kush “ia prishi rehatinë” kryeministrit që del e sulmon SPAK-un?

Mimoza Hajdarmataj: Kush “ia prishi rehatinë” kryeministrit që del e sulmon SPAK-un?

81
0
Shares

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj komentoi sot deklaratat e kryeministrit Rama kundër SPAK duke thënë se kush “ia prishi rehatinë” kryeministrit që del e sulmon SPAK-un?

Postimi i Hajdarmataj:
Shantazhi i kryeministrit të një vendi anëtar të NATO-s ndaj një organi të ngritur nga vetë ai, me njerëz të besuar të tij dhe enturazhit që ai komandon, tregon jo vetëm një lajthitje të rradhës të kreut të qeverisë por edhe një “shqetësim” që po e mundon shumë kohët e fundit.

Rehatinë që e kishtë kapluar nga “bashkëjetesa” me Lulzim Bashën duket se ja ka prishur rikthimi i Sali Berishës dhe ringritja e PD-së.

Fakti i të pasurit përballë një kundërshtar politik serioz e jo një marionetë që e përdor siç do, ja ka prishur gjumin kryeministrit, që vendos publikisht të shantazhojë SPAK duke i servirur në pjatë emrat e atyre që duhet të hetojë e cilët jo.

Hall i madh e ka zënë…por një gjë është e sigurtë që, Ramës nuk i intereson fare intensifikimi i punës së SPAK, por hallin e ka te heqja e vëmëndjes nga inceneratorët dhe korrupsioni galopant i qeverisë së tij.

Dardha e ka bishtin mbrapa thotë populli. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY