ÇMENDURIA/ Finalja e Conference League në Tiranë, hotelet ngrenë çmimet deri në...

ÇMENDURIA/ Finalja e Conference League në Tiranë, hotelet ngrenë çmimet deri në 8 mijë euro nata

152
0
Shares

Nga fundi i muajit do të luhet në Tiranë ndeshja finale e Conference League mes Roma dhe Fejnord i Hollandës.

Kërkesa për bileta ka qënë mbi 30 mijë ndërkohë që pritet të paktën 20 mijë tifozë italianë dhe hollandezë të vijnë në Tiranë.

Hotelet kanë filluar ti çojnë çmimet në stratosferë lajmëron një menaxher dhe pronar hoteli në Tiranë, Zak Topuzi.

“Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shitet dhomat e hoteleve ( për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Ftoj z. Veliaj dhe Min Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin.
Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë”, deklaron Topuzi.

Më poshtë janë disa nga çmimet e publikuara në faqet e booking për hotele në Tiranë:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY