TËRMETI NË ITALI/ Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të lënduar

TËRMETI NË ITALI/ Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të lënduar

84
0
Shares

Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me Italinë ne këto momente te vështira Ministria e Punëve të Jashtme, njofton se nga të dhënat e para nuk rezulton qe te ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.
“MPJ solidarizohet me Italinë mike në këto momente te vështira te shkaktuara prej tërmetit që goditi dje në mbrëmje rajonet e Lazios dhe Marches, me pasoje humbjen e jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale. Duke Ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit Italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave”, njofton Ministria.
Sipas saj, “nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jone ne Rome informohemi se deri ne këto momente nuk rezulton qe te ketë qytetarë shqiptarë të lënduar”.
Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome për t’ju ardhur ne ndihme, vendos ne dispozicion te qytetareve shqiptar numrin e emergjencës ++393420498192.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY