2 turiste gjermane u larguan soz me një pedalone, rreth orës 13:00 dhe nuk janë kthyer më në Sarandë. Policia është alarmuar për mungesën e tyre dhe është vënë në kërkim.
“Policia Kufitare e Sarandës, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ka organizuar shërbimet nga toka dhe nga deti, për gjetjen e tyre.
Gjithashtu, Policia e Sarandës ka komunikuar edhe me Policinë Kufitare greke, dhe në bazë të shkëmbimit të informacionit, në Korfuz, nga shërbimet e Policisë Kufitare greke është bërë e mundur gjetja e 2 turisteve gjermane, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia e Sarandës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/