BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund...

BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

37
0
Shares

Nga Genc Çaushi

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, beri të ditur te mërkurën një raund të gjashtë sanksionesh të propozuara nga BE kundër Rusisë, të cilat do të kërkojnë miratim unanim nga shtetet anëtare përpara se të hyjnë në fuqi. Von der Leyen tha se BE-ja do të kërkojë t’i japë fund varësisë së saj nga nafta ruse, një burim kryesor i të ardhurave për Kremlinin. Nafta e papërpunuar do të hiqet gradualisht në gjashtë muaj dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit 2022, tha ajo. “Sberbank”, banka më e madhe e Rusisë, dhe dy të tjera, Banka e Kreditit e Moskës dhe Banka Bujqësore Ruse, do të shkëputen nga sistemi i mesazheve të pagesave ndërkombëtare “Swift”.

Tre transmetues të mëdhenj rusë në pronësi shtetërore të cituar nga Von der Leyen si “zëdhënës që përforcojnë gënjeshtrat e Putinit – do të shkëputen nga BE-ja, te cilat momentalisht janë të shikueshme përmes sistemit kabllor, satelit apo internetit. 58 rusë do të sanksionohen përfshirë ata që Von der Leyen tha se kishin kryer krime lufte në Bucha dhe kanë marrë pjesë në rrethimin e qytetit të Mariupolit.

Por nuk kishte asnjë propozim për t’i dhënë fund importit të gazit natyror rus, të cilin analistët thonë se anëtarët e BE-së do ta kishin më të vështirë ta zëvendësonin me burime alternative. Ashtu si nafta, gazi është gjithashtu një burim kryesor i të ardhurave për Moskën. “Putini duhet të paguajë një çmim të lartë për agresionin e tij brutal”, u tha Von der Leyen anëtarëve të Parlamentit Europian. Sanksionet e këtij raundi, si asnjëherë tjetër, nuk kanë kursyer edhe përfaqësues të lartë fetarë rusë. Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është mes individëve që do të përfshihen në raundin e gjashtë të sanksioneve të propozuara nga BE, pohojnë dy burimeve.

Edhe Papa Françesku, në një intervistë këtë javë, kritikoi Kirillin për miratimin që ai u beri justifikimeve të Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke e paralajmëruar atë që të mos bëhet “djalë altari i Putinit”. Si çdo herë kur vjen puna për sanksione ndaj Rusisë, Mbretëria e Bashkuar është në pararoje. Kështu, Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, njoftoi të mërkurën sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe kompanitë e mediave ruse, “pas fushatës së egër të dezinformimit të Putinit” dhe punonjësve të tyre. Pasi BE dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë, edhe Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se “SHBA është gjithmonë e hapur ndaj sanksioneve shtesë”. “Unë do të flas me anëtarët e vendeve të G7-s këtë javë për atë që do të bëjmë apo nuk do të bëjmë”, nënvizoi Biden. SHBA është nëvend të parë kur vjen puna për sanksione ndaj Rusise dhe të ndihmës për Ukrainën. Vetëm pak ditë më pare Administrata Biden i kërkoje Kongresit 33 miliardë dollarë fonde për Ukrainës më shumë se dyfishi i mbështetjes prej 14 miliardë dollarësh të autorizuar deri më tani. Por ekspertët europianë të ekonomisë llogarisin se Europa i ka paguar Moskës një çerek miliardë dollarë në ditë për naftë, duke ndihmuar në financimin e luftës brutale, e cila është pranë kufijve të tyre.

Por sa ndikim do të kishte në fakt ndërprerja e këtyre blerjeve? Rritja e çmimeve së fundmi ka bërë që Rusia të arkëtojë në total 180 miliardë dollarë nga shitja e naftës së saj të papërpunuar jashtë vendit, që është mjaftueshëm për të financuar më shumë se gjysmën e buxhetit federal rus. Karburanti që përdor BE për makinat dhe ai për ngrohje, përbën rreth 60% të eksporteve të naftës ruse drejt Europës dhe nuk do të ishte i lehtë kompensimi nga heqja dorë prej këtij lloj malli. Edhe këtë e demonstrojë sot Hungaria, anëtar i BE. Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga BE për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia pasi kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike, tha të mërkurën ministri i Jashtëm Peter Szijjarto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY