Kronika e Tiranës, 9 në pranga, një 66 vjeçar godet me grushte...

Kronika e Tiranës, 9 në pranga, një 66 vjeçar godet me grushte një vajzë, të dehur dhe të inatosur me bashkëshortet

60
0
Shares

Vihen në pranga nga policia e Tiranës 9 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Blerim Allaraj, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 38 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 66 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. D., 42 vjeç dhe I. D., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– M. L., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– E. H., 29 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin Dh. L., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi E. H., duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Dh. L. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në bashkëpunim me specialialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 19 vjeç, banues në Selanik, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lende e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas udhëtonte si pasagjer në automjetin që drejtohej nën efektin e lëndëve narkotike, nga shtetasi V. D. (i arrestuar në flagrancë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen E. B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY