Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi 6 ditë më shumë kohë për nisjen e procedurave në Kuvend për zgjedhjen e presidentit duke kërkuar të shtyhet për në datën 10 Maj.
Kërkesa e dytë e Alibeajt ishte që distanca mes raundeve të jetë maksimal, 7 ditor, siç e parashikon edhe Kushtetuta duke u bërë kështi pjesë aktive e zgjedhjes së presidentit të ri pavarësisht se grupi i Rithemelimit është deklaruar jashtë procesit për sa kohë që presidentin e propozon qeveria dhe jo opozita.
Propozimi i Alibeaj:
Së pari siç edhe e shihni vetë, përfaqësuesit e opozitës marrin pjesë në këtë proces, si një lloj detyrimi më së pari kushtetues, edhe ndaj publikut, mund të kemi të gjitha divergjencat tona, por procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të na përballë.
Duke vazhduar me propozimin që ju thatë, sot data 4 Maj sipas jush do të konsiderohet si momenti i fillimit të zgjedhjes së presidentit. Nuk jam dakord që data 10 të shënojë raundin e parë të votimit. Nuk jam dakord dhe po jua them pse, është një proces që duhet ti shërbejë publikut, në këto kushte ne duhet të bëjmë zgjedhjet tona, që publiku të jetë i mirëinformuar.
Unë sygjeroj që momenti i startimit të procesit të zgjedhjes së presidentit të jetë 10 maji, për të mbledhur konferencën e kryetares.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/