Sekuestrohen 87 mijë euro në makinë, policia nis procedimin penal

Sekuestrohen 87 mijë euro në makinë, policia nis procedimin penal

137
0
Shares

Sekuestrohen 87.950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme brenda makinës së një personi.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY