Gjykata e Lartë mban në arrest të vdekurin, vendimi i cuditshëm para...

Gjykata e Lartë mban në arrest të vdekurin, vendimi i cuditshëm para tri javësh

63
0
Shares

Gjykata e Lartë dha një vendim të cuditshëm për një person që 7 javë më parë ka vdekur.

Kështu ajo ka shqurtuar një ankesë duke lënë në fuqi masa e arrestit me burg për shtetasin Saimir Kuçi i cili është vetëvarur në shtëpinë e tij në datën 20 mars.

Seanca kur është marrë ky vendim është mbajtur në datën 12 prill 2022.

Saimir Kuçi i dyshuar si truri i grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Krujës, u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

37-vjeçari është gjetur i varur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Anëtari i grupit “Hijet e Natës” ndodhej nën masën e arrest shtëpie në banesën në Yzberisht, pasi gjykata e Apelit të Tiranës e liroi nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar.

Saimir Kuçi u arrestua në nëntor, rreth 2 javë pas grabitjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të biznesmenit Çangu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY