Ekstradohet Genc Tafili nga Gjermania, do vuajë burgun deri sa të bëhen...

Ekstradohet Genc Tafili nga Gjermania, do vuajë burgun deri sa të bëhen 25 vjet

45
0
Shares

Genc Tafili, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Zylyftarit është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë

Ai u arrestua në Gjermani më 4 Janar. Tafili u lirua me kusht nga ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, por në Maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi kthimin në burg të 43-vjeçarit, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, për vrasje.

Genc Tafili është dënuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2002, me 25 vjet burgim. Por pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë, në vitin 2017 vendosi ta lirojë me kusht.

Genc Tafili në bashkëpunim me babain e tij, vranë me armë zjarri Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Shkodër të asaj kohe, Arben Zylyftari, ngjarje kjo që ndodhi në gusht të vitit 2000 në Shkodër. r.k

Ai është vëllai i Admir Tafilit, i dënuar me burg përjetë./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY