Zelenski i drejtohet parlamentit shqiptar: Kufizoni turistët rusë, mbyllni portet për anijet...

Zelenski i drejtohet parlamentit shqiptar: Kufizoni turistët rusë, mbyllni portet për anijet e Putinit

32
0
Shares

Presidenti Ukrainas Volodomyr Zelensky tha sot se bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global.

“Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë. Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë. Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një perseritje e kërcënimi të tillë”, theksoi Zelensky.

Pjesë nga fjalimi:

Që nga 24 shkurti nuk kemi pasur asnjë ditë të paqtë. Rusia i ka shndërruar gjithë ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. 120 fëmijë u vranë e 420 të tjerë u plagosën. Në qytetin tonë më të madh në lindje 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë. Nuk ka ndërtesa të pa shkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni.

Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën në mbështetje kundër sulmeve të Rusisë. Ky qëndrim juaj ndaj popullit ukrainas më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën.

Na mësoi se përpjekjet e mira të përditshme mund  të mposhtin të keqen. Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një perseritje e kërcënimi të tillë.

Ndërsa paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë po diskutohet në BE, ajo përfshin embargon e naftës dhe bllokim të cdo skeme që Rusia përdor për të injoruar sanksionet.

Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë.

Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë. Ai tha se ka raste kur shtete shumë të vegjël në hartë kanë një perzemërsi shumë të madhe.

“Që nga viti 2014 Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, OKB ka blerë mallra dhe shërbime prej saj. Kjo është e padrejtë. Nuk duhet të ndodhë. Ne nuk devijuam nga rruga. Jemi të përkushtuar për zhvillimin e një Europe të bashkuar.

Kur të vendoset për bashkimin e Ukrainës vota juaj do të jetë për ne. Dikush është i vogël në hartë por ka një zemër dhe përzemërsi më të madhe. Faleminderit Shqipëri. Ju falenderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukrainës”, tha ai. Në fund të fjalimit, deputetët u ngritën në këmbë duke duartrokitur. a.b

https://youtu.be/AbUeySUAiEg

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY