Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në Shqipëri ka liri shtypi ndërkohë që paguan një kompani në Gjermani drejtuar nga fëmijët e tyrtarëve të lartë të Tiranës, të fshijë, të raportojë dhe censurojë mediat kritike me qeverinë duke i vënë ata në pozicion jolegal në raport me algoritmet e Facebook dhe Google.
Ndërkohë mban një agjenci të komunikimit me më shumë gazetarë dhe operatorë se tv me i madh në vend. Po ashtu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës ka një redaksi lajmesh në bashki dhe jo zyrë komunikimi që prodhon dhe imponon pubkikimin e tyre në mediat vendase.
Kryeministri Edi Rama në një postim në twitter, shkruan se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë që u pengohet liria. Sipas tij, përkundrazi, në vend ka gjithnjë e më shumë “viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme”.
“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!”
Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!
E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!”-shkruan Rama.
Rama le të prishë kontratën me kompaninë që u mbyll gojën mediave kritike dhe ndërkaq të dërgojë në ndonjë agjenci biznesi apo tenderash kryecensorin e tij Endri Fuga.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/