VIDEO/ Shqiptari trondit rrjetet sociale në Greqi për sjelljen me macen, deklaratë...

VIDEO/ Shqiptari trondit rrjetet sociale në Greqi për sjelljen me macen, deklaratë nga ministri i Brendshëm

80
0
Shares

Autoritetet greke kanë mbajtur të hënën një 30-vjeçar shqiptar i dyshuar se ka joshur me ushqim një kotele në një restorant ku po darkonte dhe më pas e ka futur në det, sipas ministrit të Brendshëm.

Ministri Takis Theodorikakos shprehu tronditje për incidentin, i cili shkaktoi zemërim në mediat sociale greke të dielën pasi një video u postua në internet, me sa duket nga një prej miqve të të dyshuarit, transmeton droni.al referuar mediave greke.

“Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme”, tha Theodorikakos në një postim në Facebook. “Përgëzoj përzemërsisht ata që e sollën këtë çështje në vëmendjen e publikut.” Videoja shfaqte njerëz që darkonin jashtë në një restorant buzë detit në një fshat në ishullin Evia, Greqia qendrore.

Dy kotele u afruan, duke kërkuar ushqim. Njëri nga grupi mbajti një peshk të vogël përballë njërës prej koteleve, duke e joshur që të afrohej më shumë dhe kur e bëri, e gjuajti me shkelma në det.

Kotelja e dytë shpëtoi.

Mediat greke thanë se banorët vendas e çuan kotelen te një veteriner për ekzaminim dhe ajo ishte e padëmtuar. Nëse akuzohet dhe dënohet për abuzim me kafshët, i dyshuari përballet me 10 vjet burg dhe një gjobë maksimale prej 50,000 euro (52,000 dollarë), shkruajnë mediat greke. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY