Deklarata e deputetit në një televizion: Rama dhe Basha u takuan në...

Deklarata e deputetit në një televizion: Rama dhe Basha u takuan në Dhërmi me 29 prill

79
0
Shares

Deputeti i PD, Flamur Noka deklaroi sot në një televizion të Tiranës se Rama dhe Basha ishin takuar në Dhërmi me 29 prill, një ditë para kuvendit të PD.

Kryeministri ka shkuar në takim me 2 automjete Range Rover si kamuflim dhe se në takim ishte folur mbi draftin e firmosur mes tyre për shkatërrimin e opozitës, sipas Nokës i cili nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vendin e takimit.

“Ky draft ka ardhur si informacion që nga momenti kur u mor vesh takimi Rama-Basha. Basha ka shkuar me dy Range Rover, një Vogue dhe një Sport, për t’u kamufluar. U mor vesh që ishin bashkë. Gjatë gjithë darkës është diskutuar ky draft, atë natë në Dhërmi. E gjithë biseda ka qenë rreth këtij drafti. Lulzim Bashës që në 2017 iu ngarkua mision shkatërrimi i opozitës, likujdimi i opozitës dhe Partisë Demokratike. Të gjitha pikat që fliten për Reformën Zgjdhore kanë vetëm një synim të godasin çdo kënd tjetër përveç Edi Ramës. Të ulin fuqinë elektorale me kalkulime e çdo force tjetër politike përveç Edi Ramës. Këto lloj klauzolash janë vrasëse për demokracinë dhe opozitën. Është si të vrasës demokracinë”, tha Noka për syri tv.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY