Deputeti I PD zbulon skenarin: Të mbahet shumica pa vulë e logo...

Deputeti I PD zbulon skenarin: Të mbahet shumica pa vulë e logo për zgjedhjet lokale

73
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha sonte se qëllimi i kundërshtarëve të kuvendit të 30 prillit është mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme lokale pa opozitë.

Këllici duke folur në emisionin opinion të Blendi Fevziut tha se po i jepet “oksigjen” këtij skenari.

Pjese nga debati:

Blendi Fevziu: 35 deputetë që ju kontestojnë, çfarë do bëhet me këta?

Belind Këlliçi: Asgjë.

Blendi Fevziu: Sepse këta janë grupi më i madh. Nëse ata organizohen janë grupi i dytë më i madh parlamentar.

Belind Këlliçi: Ata kanë vendosur në këtë moment të mos vinin, të mos merrnin pjesë për arsye nga më të ndryshmet. Mbase do ishte mirë një ditë të pyeten të gjithë. Por në çdo moment ajo është shtëpia e të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike. Por kanë gjykuar në këtë mënyrë.

Blendi Fevziu: Por ka një çarje në PD.

Belind Këlliçi: Në PD ka një krizë e cila refuzohet t’i jepet fund për shkak se duhet mbajtur me çdo kusht Edi Rama në pushtet. Ky është problemi.

Blendi Fevziu: Kur ka një krizë duhet të ketë një bashkëbisedim.

Belind Këlliçi: Të vetmit skenar që këtu po i jepet oksigjen është skenari që në zgjedhjet lokale të shkohet pa opozitën dhe Edi Rama të marri prapë të gjitha bashkitë dhe këtij qëllimi po i shërbehet sot. Që t’i hiqet vula shumicës, t’i hiqet logo, por të lihet opozita e papërfaqësuar. Kjo nuk do të ndodhi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY