Zgjedhjet në Dibër, Rama vë në dispozicion të bandave oficerë të kriminalizuar...

Zgjedhjet në Dibër, Rama vë në dispozicion të bandave oficerë të kriminalizuar të policisë

68
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i tmerruar nga humbja në Dibër, vë në dispozicion të banditëve e kriminelëve oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë.
Denoncimin në emër të PD-së e bën sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani.
Sipas Ristanit, përballë mosmbajtjes së asnjë premtimi, e vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij  është ajo me krimin. 

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani


arben ristani, 24 gushtI braktisur nga dibranët dhe shqiptarët dhe përballë humbjes së thellë të 11 shtatorit, Edi Rama ka mobilizuar banditë e kriminelë dhe u ka vënë atyre në dispozicion oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë. Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës, Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat,  shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë, është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër.
Ky fakt i zbuluar nga mediat, rikonfirmon se Edi Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e Dibrës  tek bandat dhe kriminelët me të cilët e gënjen mendja se do të frikësojë dhe tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.
Por dibranët ia bënë të qartë vendimin e tyre dje, duke e lënë në vetminë e tij,  se mashtrimet me të cilat erdhi në pushtet nuk mund t’i mbulojë me asnjë trafikant, asnjë kriminel apo bandit me uniformë policie. Humbja e Ramës  është e pashmangshme sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dibranëve por i ka zhytur varfëri dhe pasiguri. S’ka bërë asnjë investim, s’ka hapur asnjë vend të ri pune, ka dhunuar dhe poshtëruar Dibrën dhe çdo dibran të djathtë e të majtë. E vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij  është ajo me krimin. 
Por i ka bërë llogaritë gabim. S’ka kriminel, bandit apo trafikant që të ruaj pushtetin e Edi Ramës. Koha e tij ka mbaruar. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO SKANDAL/ “Policia që (s’)duam”…, shefi i krimeve të Mirditës fushatë elektorale për PS në Dibër
/web/FOTO_SKANDAL_Policia_qe_s_duam_shefi_i_krimeve_te_Mirdites_fushate_elektorale_per_PS_ne_Diber_24397_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY