Banorët bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasje me policinë dhe forcat speciale

Banorët bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasje me policinë dhe forcat speciale

67
0
Shares

Banorët e zonës së Rinasit kanë dalë në protestë duke kërkuar që qeveria të jeqë dorë nga bllokimi i rrugës vetëm me një kalim të rrugës.

Bllokimi i ka penalizuar në veprimtaritë e përditshme, duke përmendur se për të dërguar fëmijët në shkollë, duhet të bëjnë dy orë rrugë, si dhe e kanë të pamundur aksesimin e varrezave.

“Ca të bëj unë, shkolla është e izoluar, shteti ti japi zgjidhje. I bie të ikin në këmbë. Të shkojnë në punë dhe në varreza. Për cfarë arsye?. Shteti të marrë masa ose na keni këtu përditë”, tha një banor për faxnews.

FNSH ka ndërhyrë për të liruar rrugën e bllokuar nga banorët.

Duke nisur nga data 1 maj qarkullimi i automjeteve drejt aeroportit te Rinasit do të jetë vetëm me një sens levizjeje.

Thënë ndryshe, kushdo që dëshiron të shkojë në Rinas, duhet të ndjekë rrugën normale: Autostradë – Qafë-Kashar – Aeroport.

Ndërsa ata që vijnë nga veriu drejt Rinasit, duhet të kalojnë nga Fushë-Kruja në Vorë, më pas në Qafe-Kashar, për t’u kthyer drejt Aeroportit, ose për të ardhur në Tiranë. a.b

IMG_7459 IMG_7457

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY