Rrahja e pamëshirshme e 17 vjeçarit te kthesa e Kamzës, policia kap...

Rrahja e pamëshirshme e 17 vjeçarit te kthesa e Kamzës, policia kap 3 dhunuesit, vetëm ndjekje penale

221
0
Shares

Rrahje e pamëshirshme është regjistruar sot në Tiranë, tek kthesa e Kamzës ku disa të rinj dhunojnë me grushta dhe levë hekuri një djalë, i cili përpiqet të mbrohet sa të mundet.

I riu, goditet pa pushim me grushta, shqelma dhe levë hekuri.

Në lidhje me një video të postuar në portale ka reaguar policia e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Pas identifikimit të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, shoqëruan në komisariat dhe proceduan penalisht shtetasit:

– E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e sotme, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin G. N., 17 vjeç, dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY