Patronazhistët e PS, trafikantë, arrestohet i dyti në Elbasan

Patronazhistët e PS, trafikantë, arrestohet i dyti në Elbasan

110
0
Shares

Një tjetër patronazhist i PS është kapur me drogë duke rritur shqetësimin se të dhënat personale të mijëra qytetatëve janë në dorë të personave me rekorde kriminale që kanë lidhje me qeverinë dhe strukturat e PS.

Mehmet Greca, patronazhisti i Partisë Socialiste në Elbasan, dje u kap me drogë nga policia. Para 25 Prillit 2021 Greca lëvizte me listat me të dhënat e qytetarëve në lagjen “5 Maji” dhe me shuma të mëdha parash, duke kërkuar vota për Partinë Socialiste.

37-vjeçari u arrestua të shtunën (30 Prill) në Elbasan, sepse në shtëpi iu gjet një sasi kokaine dhe nja sasi kanabisi. Tani do të përballet me akuzën për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Shpërndarësi i drogës në Elbasan, ishte as më shumë dhe as më pak një patronazhist i Partisë Socialiste në qarkun që drejtohej nga Taulant Balla, raporton lapsi.al.

Policia, atëherë gjeti në makinën e Mehmet Grecës një pasaportë, dy kartmonedha 50 euro, fotokopje kartash identiteti, si dhe një bllok me shënimin “Met Dafllaku pagesë”. “Blloku kishte gjashtë faqe me emra dhe ID, me përshkrimin “formular patronazhi” thuhej në materialet e prokurorisë. Mehmet Greca është patronazhisti i tretë që kapet me drogë.

 

Para Grecës, ishte Ndriçim Harka, një person i punësuar si zjarrëfikës në Tiranë që u arrestua si pjesë e një operacioni të organizuar në Gjermani në qershor të vitit 2021.

Të dhënat që mbërritën nga jashtë, zbuluan se patronazhisti i Partisë Socialiste drejtonte një grup të trafikut të kokainës në Gjermani. Partia Socialiste i kishte besuar Ndriçim Harkës vëzhgimin, monitorimin dhe përgjimin e 67 banorëve të Tiranës, mes të cilëve kishte edhe punonjës policie, raporton lapsi.al m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY