Projekti i Butrintit, Fondacioni shqiptaro-amerikan zbulon detaje që i mbajti sekret qeveria

Projekti i Butrintit, Fondacioni shqiptaro-amerikan zbulon detaje që i mbajti sekret qeveria

106
0
Shares

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipëmarrjeve (AAEF) ka reaguar pas debateve në Kuvend sa i përket menaxhimit të Parkut të Butrintit.

Nëpërmjet një publikimi zyrtar për mediat, Fondi shqiptaro-amerikan, sqaron se pronësia e parkut të Butrintit do të vijionte të jetë e shtetit shqiptar, ndërsa jep disa detaje të kontratës që u mbajt sekret nga qeveria.

Fondacioni nuk shpjegon arsyet e mbajtjes sekret të kontratës dhe po ashtu nuk jep shpjegime mbi bordin apo natyrën e ndërhyrjeve në park.

Fondi nuk është një organizatë fitimprurëse dhe se investimet që do bëhen do të jenë dhuratë nga populli amerikan. Fondi është përfshirë edhe në investime të tjera të kulturës apo traditës siç është pazari i ri në Tiranë.

Pjesë nga deklarata:

Projektet e trashëgimisë kulturore përfshijnë rivitalizimin e qendrave kryesore të qyteteve historike në vend si në Shkodër, Krujë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Durrës. Projekte të tjera kanë zhvilluar dhe mbështetur instalimin e sistemeve të biletave elektronike në 10 site të trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë, ngritjen e Muzeut Fotografik Kombëtar Marubi, mbështetjen për aplikimin dhe regjistrimin e pesë elementeve të

Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Shqiptare në UNESCO, etj.

AADF ka kontribuar në Parkun Kombëtar të Butrintit që prej vitit 2009. Qëllimi ynë është të mbështesim ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Butrintit si siti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, institucionet shqiptare, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, Fondacioni ka sjellë një nga modelet më të suksesshme për trashëgiminë kulturore në Butrint. AADF ka kontribuar 1.2 milionë USD për instalimin e kamerave, infrastrukturës turistike dhe tabelave, rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, sistemet e biletave elektronike dhe zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar. Falë këtyre ndërhyrjeve Parku ka shënuar rritje të të ardhurave, përmirësim të transparencës, ulje të korrupsionit dhe një cilësi më të lartë shërbimesh.

Faza e dytë e angazhimit të AADF ndaj Butrintit synon të mbështesë dhe të ruaj Parkun në afatin e gjatë. AADF mbështeti hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit (IMP), i cili iu dorëzua për konsultim Qendrës së Trashëgimisë Botërore (UNESCO). Plani u rishikua nga dy organet konsultative të UNESCO, ICOMOS dhe ICCROM, dhe u miratua nga Qeveria e Shqipërisë.

Pronësia dhe kontrollin mbi Butrintin, ashtu si me të gjitha sitet kulturore në Shqipëri, nuk ndryshon. IMP siguron arkitekturën e nevojshme për mbrojtjen e Parkut, promovon transparencën dhe garanton që të ardhurat e krijuara të përdoren për zhvillimin e tij në përputhje me standardet e një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pas miratimit të Planit nga Qeveria e Shqipërisë, AADF do të kontribuojë me 5 milionë USD të tjera, në mënyrë që Parku Kombëtar i Butrintit të njihet: “…si një model i qëndrueshëm menaxhimi për zonat me elementë kulturorë dhe natyrorë, duke u bërë një qendër për ofertën turistike rajonale dhe duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike, duke angazhuar komunitetet lokale dhe institucionet financiare, dhe duke shërbyer edhe si model për parqet e tjera në Shqipëri.”

Projekti i Butrintit është një shembull i rëndësishëm se si AADF shërben si katalizator, duke ofruar fonde dhe njohuri për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë duke rritur transparencën dhe ulur korrupsionin nëpërmjet disa prej modeleve më të avancuara të menaxhimit dhe ekspertizës në botë.

Përpos debateve, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY