LAJMI I FUNDIT/ Qëllohet me armë zjarri në Shkodër, plumba mbi D....

LAJMI I FUNDIT/ Qëllohet me armë zjarri në Shkodër, plumba mbi D. Pllanaj në Dobraç

102
0
Shares

Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Dedë Pllanaj, 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Dedë Pllanaj është kushëriri i Bardhok Pllanajt, i cili njihej si ‘kumbari i drogës’, dhe u vra me 40 plumba një vit më parë. Pllanaj është qëlluar katër herë nga një makinë në lëvizje, pranë një pike karburanti ku 60-vjeçari ishte i punësuar.

Ai ka marrë plagë në këmbë dhe në krahë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.m.k

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY