Moderatorja Meçani: Mungesa në Kuvend tregon se janë deputetë listash

Moderatorja Meçani: Mungesa në Kuvend tregon se janë deputetë listash

85
0
Shares

Drejtuesja e emisionit “Pushteti” në Fax News dhe ish këshilltare e Berishës kur ishtr kryeministër tha sot se deputetët e PD me mungesën e tyre treguan se janë deputetë listash dhe se janë aty për t’i shërbyer ish-kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit i përfshiu si kandidatë në listat e deputetëve.

Pyetje: Si e patë faktin që mungonin 35 deputetë?

Meçani: Personalisht mua nuk më shqetëson kjo mungesë por mos-përputhja e të gjithë faktorit demokrat në bazë. Duhet një reformë e rrënjesishme dhe e thellë që ata deputetë të mos jenë deputetë liste. Ne kemi rastin, përveç ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Luçiano Boçi që theu herësin, të tjerët janë deputetë listash.

Ajo që u tregua menjëherë është fakti që në një moment si ky pjesa më e madhe treguan se ishin deputetë prej Lulzim Bashës, të futur në listë prej tij dhe se janë aty për t’i shërbyer atij. Aktualisht ata po luajnë rolin e tyre, për karrierë personale, nëse do ekzistojnë më si persona politikë apo jo. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY