Berisha premton dyshtetësi për banorët e Kosvës dhe gjithë shqiptarët jashtë kufijve

Berisha premton dyshtetësi për banorët e Kosvës dhe gjithë shqiptarët jashtë kufijve

33
0
Shares

Ish kryeministri Berisha premtoi sot në Kuvendin e PD se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të nënshkruhet një marrëveshje që qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët e tjerë të gëzojnë shtetësinë shqiptare apo dyshtetësi.

“Imagjinoni ju ata burra e gra e të rinj që këto 30 vite kanë nisur djersën mundin, shpirtin, miliarda euro në Shqipëri, e janë shndërruar faktor kryesor në mbështetjen e familjeve shqiptare, por dhe në bilancin tregtar të vendit, atyre nuk u njihet asnjë e drejtë nga Shqipëria, përkundrazi dhjetëra-mijëra prej tyre që vuajnë shumë për të rikthyer shtetësinë e tyre.

Këto marrin fund, shqiptarët kudo ku janë do kenë shtetësinë shqiptare, shqiptarët e Kosovës në një marrëveshje do gëzojnë këtë shtetësi apo dyshtetësi si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë”, tha Berisha në fjalën e tij.

Berisha tha se Rama e ka kthyer Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë të Serbisë ndaj Kosovës. “Ne nuk do e pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë antishqiptare, një aleancë që është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe. Ajo është në shërbim të influencës ruse në rajon. Koha po provon se miku i ngushtë i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, ka rikthyer Serbinë me politikën e tij, ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon.

Megjithatë ne jemi këtu prapë në këmbë, për t’i thënë këtij serbomadhi se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës, do përballet me reagimin e kombit shqiptar si një komb i vetëm. Asgjë nuk na impresionon ne. Nëse do paqe e bashkëpunim, jemi të hapur. Atë fat që do ketë Putini, do e kesh edhe ti nëse kërcënon,” tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY