Kuvendi, vendim për zgjedhjen e kryetarit të ri të grupit parlamentar të...

Kuvendi, vendim për zgjedhjen e kryetarit të ri të grupit parlamentar të PD

41
0
Shares

Kuvendi Kombëtar i PD ka shkarkuar nga detyra edhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke konstatuar vakancë në krye të grupit për shkak se i mungon detyra e nënkryetarit të PD-së që është bashkëngjitur me detyrën e kryetarit të grupit, sikurse thuhet në vendimin e  Këshillit Kombëtar.

Nënkryetarët, ashtu si kryetari dhe forumet e tjera të PD janë shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit 2022.

VENDIM

  1. 03 DT 30.04.2021

Në mbështetje të neneve 49 dhe 51 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11.12.2021, nenit 5 pika 1 të  Rregullores nr.1 dt. 12.02.2018 “ Për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe veprimtarinë e deputetëve të tij”,  si dhe Vendimit nr. 03 dt 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, me propozimin e  Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike,

VENDOSI

  1. Konstatimin e vakancës së pozicionit të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkak të mungesës së nënkryetarëve të zgjedhur të Partisë.
  2. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i partisë për zgjedhjen dhe caktimin, së bashku me nënkryetarët, edhe të kryetarit të grupit parlamentar të PDSH.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY