Diskutimet në Kuvend, çfarë tha Topalli, Imami, Spahia, Hoxha: PD projekt për...

Diskutimet në Kuvend, çfarë tha Topalli, Imami, Spahia, Hoxha: PD projekt për 30 vitet që vijnë

39
0
Shares

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj në Kuvend tregoi mendimin e parë që i erdhi kur doli nga shtëpia për të ardhur në këtë Kuvend.

“Kur dola nga shtëpia për një moment po mendoja sikur të kisha falë një moment tjetër më parë, e kisha thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve”, tha Topalli.

Topalli është përlotur nga pritja e delegatëve. Ajo tha se opozita që bëri PD ishte një kontratë me qeverinë. Në politikën në Shqipëri balancat janë prishur dhe çdo gjë është korrupsion.

Në vijim ajo tha se PD është njerëzit jo sigla. Ata që e çojnë më gjykatë u them mjaft se keni përfituar pa meritë kaq shumë.

Opozita jonë, në vitet më të gjata, të vështira të opoztës para 2005 askush nuk na quajti opozitë e rremë.

Nuk mendonin se mund të korruptoheshe në opozitë, nuk vinim gjoba, nuk shisnim misionin e opozitarizmit, nuk digjnim mandate, nuk i iknim përgjegjësive e nuk imagjinonim të hidhnim gaz ndaj njerëzve tonë.

Ishim mësuar të bënim beteja për të vërtetat tona, pa llogaritur sa na kushtonin, të mbanin nën kontroll qeverisjen, por erdhi dita kur PD mos i mbeste asgjë demokratike atje lart në udhëheqjen e saj.

Kur gjërat ngatërrohen fundi i tyre duhet filluar nga fillimi. Fillimi ynë e atyre që nuk janë sot në këtë sallë por në zemër e mendje janë po aq demokratë sa diten e parë është arsyeja që jam sot këtu.

Cili ishte fillim i rënies sonë? Dita kur filluan të rrëzohen vlerat, për vite me radhë kjo ka ndodhur e ne kemi heshtur.

Në 2013, tatëpjeta e PD mori vrapin. S’kishte nevojë për analiza për të kuptuar që kishte gjëra që nuk shkonin, disa përqafuan kryetarin e ri me shpresë se e ardhmja do buzëqeshte, por e ardhmja ngjante gjithnjë e më shumë me një rrokopujë e jo rrallë të shfaqej dhe më banale.

Në krizë të thellë identiteti, përfaqësimi, lidershipi. Në parlament deputetët bënin betejë me krimin, ndërkohë udhëheqja me buzëqeshje bënte pazare me pushtetin.

Në rrugë qytetarët protestonin për të drejtat e tyre në zyrën e kryetarit të PD kishin nisur negociatat për lejet e ndërtimit, në shtëpitë e shqiptarëve kishin nisur largimet nga puna, në shtëpinë e kryetarit shtohej puna për kunatin, në vend të gjithëpërfshirjes erdhi përjashtimi, nisi shpallja e grupeve armiqësore.

Në vend të bashkëpunimit nisi përcarja, në vend të parlamentit cadra, në vend të pranimit të humbjes humbja nisi të quhej fitore.

Në 2017 e perceptuan të parët shqiptarët, jo thjesht për rezultatin e zgjedhjeve por për largimin e shqiptarëve nga vendi”, tha ndër të tjera Jozefina Topalli.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka folur për kohën kur në PD ishte Basha, Spahia tha se partia ishte “pa shtyllë të qendrueshme besimi e meritë, ku një njeri vendoste për gjithëkënd. Tani vota përcakton kush do drejtojë, kandidojë, kush merr përgjegjësi që nga kryetari. Ky Kuvend duhet të na shkëpusë nga modeli humbës 8 vjecar, se ne jemi demokratët që i besojmë votës e njerëzve tanë”.

“Më 6 mars Shkodra mbeti fortesa e vetme demokratike se respektuam votën e anëtarësisë, mundëm tu jepnim shpresë demokratëve se mund të ringriheshim e u ringritëm më të fortë. Fituam se ishim në anën e drejtë me shumicën absolute të qytetarëve të ndershëm, me kuotat më të larta të besimit, ne fituam se ia dolëm të rikthejmë besimin e humbur te PD dhe lidershipi i saj.

Arben Imami ndër të tjera u shpreh se PD numëron dhjetëra arritje për qytetarët shqiptarë ndërsa shtoi se partia nuk ka nevojë të rishpiket.

“Një parti që e la në OSBE, NATO për çfarë duhet kërkuar ndjesë. U lumtë të gjithëe atyre që punuan për ringritjen e Shqipërisë. Krahas hapjes së vazhdueshme ndaj njerëzve të rinj në politikë është e rëndësishme mbajtja e palcës së partisë. Partia nuk ka nevojë të rishpiket. 

Megjthë respektin për çdo person babai dhe nëna nuk ndryshojnë. Burri dhe gruaja nuk ndryshojnë. Respekti për dinjitetin nuk ndryshon. Këto vlera për ne demokratët shqiptarë nuk janë Pazar. Qendra e djathtë tradicionale që ne gjetëm në Europë në vitin 1990 bashkëpunonte kundër vlerave të Perëndimit”, u shpreh ai.

Ndërsa analisti Artan Hoxha tha se PD do të projektojë 30 vitet e ardhshme të PD.

“Një situatë ku një pakicë uzurpoi për ca kohë të drejtat e një shumice, sot jemi këtu për të hapur një kapitull të ri të PD, shpresoj se sot ju do të projektoni trajektoren e 30 viteve të ardhshme. Deri më sot unë numëroj 3 kuvende historike, i 1991 i pari kur u vulos thelbi i demokracisë.

Me 11 dhjetor ju u vetëmblodhët si anëtarësi dhe morët një vendim! Qëndrime që do të mbeten në historinë e kësaj partie dhe patët kurajo ti thonit Amerikës që gabon kur mbështet pa kriter këtë qeveri. Ju keni dinjitet, integritet dhe sovranitet.

Pa këto jeni vetëm vasalë, por ne nuk jëmi kështu! Do ta kujtojmë si gallatë atë të Kuvendit me 5 mijë veta, sado të kujtojmë dhe me gallatë ishte një dhembje dhe kosto e madhe që po riparohet falë rikthimit te anëtari dhe te vota”, tha Hoxha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY