Lulzim Basha: Nuk ka votime pa opozitën, gati armata në të gjithë...

Lulzim Basha: Nuk ka votime pa opozitën, gati armata në të gjithë vendin

48
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar sot që prej javës tjetër nis mosbindja civile e lëvizjes popullore të drejtuar nga opozita në të gjithë vendin. Ai foli për një armatë paqësore të republikës së re nga jugu në veri e nga lindja në perëndim.
“Duke nisur nga sot kjo lëvizje e madhe popullore bëhet gati të shtrihet dhe çlirojë sheshet e republikës së vjetër përmes një aksioni të përshkallëzuar politik, përmes akteve të mosbindjes civile që do shpalose njëri pas tjetrit. Votime pa opozitën nuk do ketë, zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do ketë. Nga java tjetër nis bashkimi i armatave paqësore të republikës së re nga jugu në veri nga lindja në perëndim. Fushëbeteja jonë e parë dhe fitorja jonë e parë kundër zgjedhjeve fasadë është Kavaja e lirisë dhe demokracisë”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY