Fshatrat pa rrugë, Rama harxhon 870 milionë lekë për të zëvendësuar asfaltin...

Fshatrat pa rrugë, Rama harxhon 870 milionë lekë për të zëvendësuar asfaltin me pllaka në shëtitore

63
0
Shares

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Tomin dhe  Limjan. Shehu u njoh nga banorët me problematikat e shumta me të cilat përballen dhe indiferencën totale të qeverisë.
Banorët theksuan se në këto 3 vjet jeta e tyre është përkeqësuar më tej, papunësia është rritur, varfëria është shtuar dhe po bëhet gjithnjë e më e pamundur sigurimi i bukës për fëmijët.
Sherefedin Shehu theksoi se e gjithë kjo situatë është për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës. Edi Rama kujtohet për qytetarët vetëm kur duhet tu marrë votën.
“Shqipëria qeveriset nga një kryeministër që erdhi në pushtet me premtime për të zgjidhur hallet tona, por po largohet duke na shtuar një thes me halle. Në Maqellarë dhe në fshatra të tjera, është dyfishuar tarifa e ujit të pijshëm. Pra, pa bërë asnjë përmirësim në shërbime, pa ofruar asnjë gjë më tepër, i thua, do të paguash dyfishin. Cila është logjika? Ti nuk ofron shërbim, dhe kërkon lek. Prej kujt kërkon lek?! Prej atij që është në skemën e ndihmës ekonomike?!”, tha Shehu.
“Ndërsa shumica e fshatrave të Dibrës nuk kanë infrastrukturë rrugore, kur qytetarët vuajnë për bukën e gojës, janë në errësirë se nuk paguajë dot faturën e energjisë elektrike, janë të papunë, Edi Rama u harxhon 870 milionë lekë për të zëvendësuar asfaltin me pllaka në shëtitoren e Dibrës”, theksoi zoti Shehu.
“Edi Rama ka filluar punimet në Bulevardin e Peshkopisë në prag te zgjedhjeve. Ata që kanë fituar tenderin kanë pasur çmimin më të shtrenjtë. Në vend që të bëj 40 rrugë, shkon e bën një Bulevard. E kishim me asfalt, do që ta bëjë me pllaka. Po le ta mbanin asfalt, por përse të mos ketë asfalt këtu dhe ne dhjetra fshtatra te tjera. Kjo qeveri  nuk është qeveri që bën investime për të zhvilluar vendin. Prej tre vitesh këtu nuk ka marrë njeri subvencion. Ka njerëz që në Dibër kanë në pikëpyetje dhe bukën e gojës shkon në burg pse nuk ka paguar faturën e energjisë elektrike rri pa drita pse nuk ka mundesi të paguajë faturën e energjisë elektrike”, tha Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY