Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çelo Hoxha: Shkollat po iu përcjellin brezave një histori politike sipërfaqësore…

28/04/2022
Zgjidhet drejtuesi i ri i Institutit që heton krimet e komunizmit, kush e zëvendëson Agron Tufën
Share on FacebookShare on Whatsapp
Sot, në Kuvendin e Shqipërisë, drejtori ekzekutiv i ISKK, Çelo Hoxha ka raportuar mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2021, në përputhje me kornizën ligjore.
Në këtë raport, z. Hoxha u përqëndrua kryesisht në: Studimin e çështjeve ekonomike gjatë regjimit komunist, legjislacioni, reformat, abuzimi i shtetit me pronën private, izolimi i ekonomisë, ngurrimi për hapjen e ekonomisë në dekadën e fundit; Dokumentimin, botimin dhe informimin e publikut për ndjekjen dhe eleminimin e elementëve dhe grupeve antikomuniste brenda vendit nga struktura të paligjshme të armatosura; Studimin e ligjshmërisë së internimeve administrative, përpunimin e të dhënave për internimin e të miturve, evidentimin statistikor i
tyre; Mbledhjen e dëshmive të të dënuarve për arsye politike, botimin e tyre dhe informimin e publikut për jetën në burgje, internim, dëbim dhe forma të tjera persekutimi; Studimin e jetës së
personave të kthyer në Shqipëri me vullentin për t’i shërbyer vendit, të cilët u trajtuan si armiq dhe përjetuan kalvarin e persekutimit; Botimin e veprave shkencore të rëndësishme dhe informimin e publikut për këto vepra që u sekuestruan nga regjimi komunist për arsye politike
dhe u mbajtën të fshehura në mjediset e hetuesisë.
Informimin e publikut mbi gjendjen e ligjshmërisë në komunizëm, korpusi ligjor dhe hierarkia e ligjeve, institucionet, kushtetueshmëria e veprimtarisë së institucioneve, paligjshmëria si tipar kryesor i regjimit
komunist; Informimin e publikut për gjendjen e vendeve të vuajtjes së të dënuarve politikë, përmes dokumentarëve virtualë, të krijuar në forma të reja që mundëson teknologjia bashkohore.
Po ashtu duke iu referuar një viti të mbushur me veprimtari, pra, 2021, mes të tjerave Hoxha u ndal edhe në programet e trajnimit të mësuesve të lëndës së historisë për mënyrën e dhënies së kësaj jo vetëm si një seri faktesh historike dhe statistikash, por së pari si një histori njerëzore.
Me të njëjtën rëndësi ka qenë edhe njohja e të rinjve dhe informimi i publikut të gjerë me aspekte e ideologjike të artitekturës në komunizëm etj. Media ka qenë një nga mbështetëset kryesore të veprimtarive të institucionit, ku u theksua roli i rëndësishëm që ka sidomos për njohjen dhe sensibilitetin mbi krimet e së shkuarës komuniste.
Në seancën plenare, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesit të deputetëve për tekstet shkollore në raport me regjimin komunist, zoti Hoxha tha se, “Ne u përcjellim brezave një histori politike sipërfaqësore, pa u marrë me thelbin e çështjeve”.
“Ne nuk u themi brezave se Partia e Punës ishte e paligjshme pasi nuk ishte subjekt juridik dhe ishte e paregjistruar. Po kështu, në këto tekste nuk thuhet se regjimi komunist ishte një regjim ushtarak në vitet e para, si dhe nuk trajtohet si duhet koncepti i tij mbi pronën, mbi reformat e kryera etj.”
Hoxha u shpreh se, duke njohur historinë në mënyrë korrekte, ne u japim nxenesve në shkolla edhe kulturen mbi shtetin. U japim atyre mundesine te kuptojne sesi eshte bere dhe sesi duhet bere shteti.
Në seancën plenare të mbajtur sot në Kuvend mbi punën e Institutit të Studimit të Krimeve te Komunizmit, deputetet diskutuan edhe mbi mbeshtetjen që i duhet dhënë këtij institucioni për të përmbushur misionin e tIj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.